Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka deklaruar se “planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi.
Ndër të tjera, deputetja e PD tha se ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës.
“Raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre”, tha deputetja.
Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera.
“Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu?”, u shpreh Tabaku.
gijotina.com/
Discussion about this post