GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Konsensus PD-PS, Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro

22:11 - 26/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Konsensus PD-PS, Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 105 vota pro dhe 8 kundër, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës. Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor.

Listat 1/3 e mbyllur

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri.

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Voton diaspora

Sa i përket votës së emigrantëve, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij.

Pragu elektoral

Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Votim elektronik në 5 qarqe?

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.

 

Etiketa: kodi zgjedhorKryesore1

Lajme të lidhura

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Para
75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Ndërtuesit, autoriteteve: Po na penalizoni të punojmë – Shoqata: Ditën ndalohet qarkullimi betoniereve, natën policia ndërpret punimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com