GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Larva e korrupsionit ha pyjet e Fagut, Veliaj pret 40% të sipërfaqes me “sëmundje”,  90 MLN lekë për tenderat pa garë    

13:33 - 29/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Larva e korrupsionit ha pyjet e Fagut, Veliaj pret 40% të sipërfaqes me “sëmundje”,  90 MLN lekë për tenderat pa garë    
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pamje të parë, duket si një tender i dhënë pa garë, por në fakt janë disa prokurime rresht që mbulojnë abuzimin në Pyjet e Shëngjergjit që administron bashkia Tiranë, Erion Veliaj. Dhe drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Anisa Ruseti, thjesht firmos si pjesë e zinxhirit të këtij skandali. Me dy tenderë të tillë, Ruseti ka nxjerrë nga arka e bashkisë 90 milionë lekë. Këtë radhë drejtoresha ka ftuar biznesmenin Fiqiri Allmuça, që është një nga të favorizuarit dhe klientët e përhershëm të zyrtarëve të bashkisë.

Bëhet fjalë pikërisht për një tender që i është dhënë Allmuçës me objekt “Shërbim i Procesionares në Bimësi”. Sipas të dhënave, tenderi do të hartohet një projekt për mbrojtjen e bimësisë nga kushtet klimatike që mund të jenë dëmtuese si temperaturat e larta, acari, reshjet e shiut dhe insektet dëmtuese.

Konkretisht bëhet fjalë për bimësinë në zonën e Fagës dhe thuhet se në fakt puna duhej të kishte nisur gjatë këtij viti.

“Sipërfaqja ku do të luftohet dëmtuesi (Proçesionarja e Pishës) për këto parcela është 101.41 ha. Sipërfaqja e projektuar për luftimin e dëmtuesit i përket planifikimit të investimeve të vitit 2024 nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në dokument. Konkretisht, do të bëhet “luftim mekanik” ose ndryshe prerja e pemëve të prekura.

Për t’u marrë me hartimin e këtij projekti fituesi do të xhirojë në llogarinë e vet 42 milionë lekë, për një periudhë 1-vjeçare.

Për ta kuptuar lexuesit, informojmë mbi dy detaje. Së pari, objekti i këtij tenderi kërkon specializim mbi pyjet dhe bimësinë dhe së dyti, është puna e përditshme e ndërmarrjes së ekonomisë pyjore dhe po ashtu, kujdesen privatët që fitojnë tenderat për prerje drurësh në këtë zonë.

Teksa i shkatërron gjatë vitit pyjet (pjesë për të cilën do flasim më poshtë) drejtoresha e Veliajt ia lë këtë punë në duar një biznesmeni të njohur për shkelje të ligjit.

Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale të “shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë. Kompania “Pastrime Silvio”, ka marrë rreth 4 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite, kryesisht nga Shëndetësia. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga kjo kompani, zyrtarë si Ruseti nuk marrin parasysh rekordet, por kanë “kritere” të tjera vlerësimi. Pra, “Pastrime Silvio” duket se është gjetur në vendin e duhur për të marrë fondin nga drejtoresha.

Shohim se vetëm firma “Pastrime Silvio”, në pronësi të Fiqiri Allmuçës ka dorëzuar ofertë. Duke qenë se Allmuça është i preferuari, siç e thamë më lartë, drejtoresha Ruseti nuk e zgjati më shumë, por veproi siç e ka mësuar shef Veliaj: Tenderi u dha pa garë. Më datë 24 korrik 2024 është publikuar kontratat që mban “Flamurin e kuq” të vendosur nga Open Data Albania, si shenjë e riskut për korrupsion.

Shtojmë këtu edhe një fakt që duhej ta skualifikonte firmën “Pastrime Silvio” nga pjesëmarrja në tender. Deri në këtë moment, kompania nuk ka dorëzuar bilancin ekonomik të vitit 2023. Afatit i fundit që ishte vendosur për ta depozituar këtë pasqyrë edhe në QKB ka qenë data 1 korrik 2024. Nga dokumenti i mëposhtëm tregohet se kompania nuk ka dorëzuar bilanc qysh nga viti 2022.

 

Plus 27 milionë lekë për të marrë drutë e prera

Ruseti ka vazhduar më tej me këtë çështje. Në të njëjtën ditë ajo ka firmosur kontratën për tenderin me objekt “Transporti i Lëndës Drusore të Mbetur të Paevaduar në Ngastrat e Ekonomisë Pyjore Fag”. Gjëja e parë që bie ën sy është se bëhet fjalë për punime në të njëjtën zonë, ku tenderi më lart parashikon projekt për mbrojtje të bimësisë (prerja e degëve të prekura sëmundja).

Nga të dhënat e tenderit nuk ka transparencë se sa pemë janë prekur nga sëmundja. Në termat e referencës flitet me përqindje të sipërfaqes pyjore, çka mund të fshehë sasinë e drurëve të shëndoshë të prerë më parë ose që do të priten.

 

Pra, tenderi që ofron 27 milionë lekë, është vazhdimësi e një “projekti” të madh, për prerjen e pyjeve në Fagë.

Në vitin që lamë pas Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, nën urdhrin e Veliajt, zhvilloi t  prokurimin me objekt “Prodhim i lëndës drusore”. Më saktë bëhet fjalë për prerjen e pemëve për të siguruar dru për zjarr, por edhe për ndërtimin e veglave të punës. Ku për një vlerë 358 milionë lekësh do të priteshin dhe transportoheshin dru nga 3 zona pyjore.

Konkretisht, në zonën pyjore Fag u prenë 5 523 metër kub dru.

Në atë kohë, 358 milionë lekë iu dhanë pa garë firmës “AL-MEXWOOD” Shpk që ka pronar Eral Myftarajn. Por, me sa duket, Myftaraj nuk e ka kryer punën deri në fund dhe paska lënë disa drurë pa tërhequr. Prandaj Ruseti “u detyrua” të hapë prokurim tjetër, duke shtuar edhe 27 milionë lekë.

 

Sigurisht edhe ky tender është dhënë pa garë. Kompania ”K.KORRA” shpk  me pronar Kujtim Korrën është firma e vetme që kishte dorëzuar një ofertë, dhe menjëherë u shpall fituese, që të “korrë” 27 milionë lekë. Open Data Albania e shënjon edhe këtë tender me “Flamur të kuq”.

Me pak fjalë, në fillim u dha një tender për të prerë pyllin, më pas arriti larva dhe i thau 40% të pemëve, tani nxirren edhe 90 milionë lekë nga arka e bashkisë për të mbledhur atë që mbeti. Në fund, babëzia (korrupsioni) do të na lërë pa pyll. Më pas do të rifllojnë tenderat e bashkisë…për pyllin orbital!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Allmucabarishtebimesidruredrure te prereErion Veliajpastrimpyjet e Fagestedner abuzimi

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Nuk ndalet Akil Gjakova, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Nuk ndalet Akil Gjakova, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com