GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Rama po çon në Himarë “votues strategjikë”

12:54 - 30/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Magjistratura/ PD paralajmëron kallëzim në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike vazhdoi denoncimet për manipulimet e pritshme zgjedhore në Himarë.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, tha se Edi Rama po çon në Himarë të ashtuquajturit “votues strategjikë”.

Ai tha se oligarkët do të votojnë për Himarën, edhe pse jetojnë vetëm disa javë aty.

Deklarata

Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë nga Tirana, Vlora dhe Fieri banorë dhe votues part time për të manipuluar, edhe njëherë tjetër, zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Duam t’i bëjmë me dije publikut dhe autoriteteve përkatëse se lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023, është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024.

Këta alienë nga planeti patronazhist i Ramës, pa lidhje me Himarën, janë regjistruar për të mundësuar një rezultat të favorshëm, për t’ja dhënë në tavë zgjedhjet Tavos së Ramës.

Këta 311 të transferuar në Bashkinë Himarë janë si më poshtë:

90 nga bashkia Tiranë;

68 nga Bashkia Vlorë;

43 nga Bashkia Sarandë;

17 nga Bashkia Fier;

Etj.

Në total, duke pasur parasysh (i) transferimet, (ii) votuesit për here te pare, (iii) ndarjet nga jeta, diferenca e numrit te zgjedhësve, nga lista e prill 2023 ne listen korrik 2024 është 252, ne harkun kohor te një viti.

Ndërkohë, në harkun kohor të dy vjetëve 2021-2023, numri i zgjedhësve ne këtë bashki është ulur me 8 zgjedhës.

Janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi (brenda trungut familjar) që votojnë në QV te ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit (lista e prill 2023).

Ky krahasim mjafton për të kuptuar se shtimi është artificial dhe është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.

I trembur nga pësimi i vitit të shkuar me Fredi Belerin dhe më shumë pas alternativës së Petro Gjikurisë që koalicioni opozitar u ofron zgjedhësve të Himarës, një shqiptaro-amerikan të ndershëm, Edi Rama ka porositur oligarkët e tij në rezortet e Jonit që të regjistrojnë kë të mundin si votues në Himarë.

Pas ‘investitorëve strategjikë’ të shpikur nga rrethi i ngushtë për të betonizuar Bregun, Rama po dërgon në Himarë ‘votues strategjikë’, të dalë nga rrethi i oligarkëve të tij.

Biznesmenë shakaxhinj dhe gaztorë të oborrit të Ramës që jetojnë në Palasë apo Dhërmi për disa javë në verë, do të vendosin se kush e qeveris Himarën.

Dhe, kush më mirë se Tavo i Edit mund t’i mbajë ata në tavën e benefiteve, nga të cilat përfitojnë ata dhe humbasin himarjotët.

I bëjmë thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, janë të sigurt në fitoren e Petro Gjikurisë, një kandidati për Himarën e himarjotëve, jo oborrtarëve të Ramës, pushtues të vijë së parë të bregdetit jonian.

Etiketa: Bashkia HimareHimarePD

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Para
PD takime në Kuç dhe Vranisht: Votoni Petro Gjikurinë, hordhitë e shtetit vijnë vetëm për t’ju vjedhur

PD takime në Kuç dhe Vranisht: Votoni Petro Gjikurinë, hordhitë e shtetit vijnë vetëm për t’ju vjedhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com