GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Një natë në hotel 320 euro/ Tenderit i çmendur i Albana Koçiut: 325 milionë lekë akomodimi i mjekëve turq

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Një natë në hotel 320 euro/ Tenderit i çmendur i Albana Koçiut: 325 milionë lekë akomodimi i mjekëve turq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga prilli i vitit 2021, kur u inaugurua, Spitali Memorial Fier është kthyer në një nga gropat thithëse për buxhetin e Shëndetësisë. Fryhen fondet limit dhe shpërdorohen në tendera fiktivë. Kjo ndodh edhe me akomodimin e mjekëve turq.

Këtë trend e krijoi ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe po e vazhdon pasaardhësja e saj Albana Koçiu, sigurisht duke përdorur drejtoreshën e spitalit Rudina Degjoni.

Këtë herë Degjoni ka zhvilluar kontratën me vlerë 325 milionë lekë dhe objekt ‘Shërbim hoteleri akomodim për personelin’. Bëhet fjalë për personelin turk.

Në dokumentet e tenderi thuhet se do të akomodohen 40 mjekë për 225 net (rreth 8 muaj) deri në tenderin tjetër.

Por, Degjoni është kujdesur që mjekët të flenë në dhoma të rehatshme, ku jastëkët duhet të jenë të cilësisë se lartë dhe bashkëkohor, madje duhet patur kujdes që çdo dhomë të ketë mëngjesin e përfshirë, televizor dhe kondicioner të cilësisë së lart dhe bashkëkohor. Sikur Degjoni dhe Koçiu të kishin këtë shqetësim edhe për pacientët.

Gjithsesi me këto kërkesë atë larta dhe me një fond të fryrë, Dogjani e ka dhënë këtë tender pa garë. Për 20 ditë që është lënë hapur gara ka dorëzuar ofertë vetëm nga pronari i MONDIAL BOUTIQUE HOTEL, i regjistruar si person fizik. Degjoni nuk është marrë fare me përmbajtjen e aplikimit, menjëherë ajo e ka shpallur fitues Shahun dhe më datë 29 korrik kanë bërë publike kontratën.

 

Po sa kushton një natë në këtë hotel që ndodhet në Mbrostar të Fierit?

Në reklamat që publikon vetë hoteli, dhomat kushtojnë 52 euro përfshirë mëngjesin.

Ndërsa paratë që përfiton Haxhi Shahu janë për 255 net për 40 persona (maksimale) që do të thotë 1026 në total. Mesatarisht, një natë e mjekut turk në këtë hotel kushtoka 320 Euro. Në të gjithë Fierin çmimi mesatar i hoteleve të regjistruara në booking.com është 50 euro. Ku e gjeti këtë çmim marramendës drejtoresha dhe ministrja? Çfarë tenderi është ky? Si është llogaritur fondi limit?

Ky prokurim është vlerësuar nga Open Data Albania me ‘Flamurin e Kuq’ për shkelje të ligjit dhe zhvillim pa garë. Shpjegojmë se “Flamuri” është shenja  që tregon riskun e korrupsionit.

Degjoni nuk e ka për herë të parë që firmos tendera pa garë e sidomos për “netët luksoze” të mjekëve turq. Ky është i treti vit që paratë e tenderit i jepen Shahut.

Në qershor 2022, biznesmeni Shahu fitoi prokurimin me objekt tenderin me objekt “SHËRBIM I AKOMODIMIT TË PERSONELIT TURK” dhe me vlerë 322 milionë lekë. Ndërsa më herët, në maj kishte fituar tenderin 50 milionë lekë sërish për të njëjtin objekt.

Kështu vitin 2022 e mbylli me përfitimin e 372 milionë lekëve pa garë nga Spitali Memorial Fier.

Ndërkaq në vitin 2023, hoteli Mondial në Mbrostar e rriti ‘piacën’. Degjoni zhvilloi tenderin me vlerë 1.2 milionë euro për “dhomat luksoze” të mjekëve turq. Kaq para nuk i harxhon as kabineti i Erdoganit!

Degjoni është emër i lakuar në prokurori për korrupsion. Prokuroria dërgoi në gjyq drejtoreshën e Spitalit Memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin kishte lejuar të kryhen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk ishin blerë nga spitali.

Me sa duket drejtoresha ia ka hedhur paq dhe vazhdon abuzimet me tenderat.

 

Etiketa: akomodimalbana kociuHotelrudina dogjenislandalSpitali Memorial Fiertender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Caktohen ndeshjet e Conference League, spikat dueli Ajax-Aston Vila

Turi i dytë i Conference League, 4 skuadra shqiptare zbresin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u...

Lexo më shumë
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com