GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i prokurorit të Vlorës, arratiset Erjona Dautaj! Inspektorë të BKH dhe Elizabeta Ymeraj të përfshirë?

22:58 - 30/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka i arrestuar një ditë më parë ka ndërhyrë të paktën në 8 çështje për të ndikuar kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar edhe studentja e magjistraturës Erjona Dautaj, në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në Prokurorin e Krimeve te Rënda.

Ndërsa dy personat e tjera Astrit Vladi dhe avokatit Radovan Çela u kanë dhënë vlera monetare kundrejt ndërhyrjeve të tyre ne zgjidhjen e çështjeve.
Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rwnda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.

Burime Ekskluzive për Gijotina.com bëjnë me dije se në ditët në vazhdim (me shumë gjasa nesër) do të dalin edhe përfshirjet e disa inspektorëve të BKH-së dhe Elizabeta Ymerajt, ish kryeprokurore e Tiranës në këtë super skandal.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se Erjona Dautaj, ish-oficerja e OPGJ-së e përfshirë është larguar prej dy javësh nga Shqipëria.

Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

Aurel Zarka ka ndërhyrë në çështjen penale të një gruaje me iniciale Xh. M., e akuzuar për tentativë vjedhjeje. Gjithashtu në mosfillimin e një procedimi penal për një referim, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Detaje të dosjes hetimore janë bërë me dije nga Prokuroria e Posaçme vetëm 24 orë më vonë pas arrestimit të Zarkës, sapo Policia e Shtetit, solli zyrtarisht njoftimin se ka mundur të ekzekutoje vetëm një nga 4 masat e vendosura “arrest me burg”e pikërisht vetëm për Aurel Zarkën.

Sa i takon tre masave të tjera Erjona Dautaj, e cila aktualisht kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së magjistraturës profili gjyqtare, avokatit Radovan Çela si dhe biznesmenit Astrit Vladi, masat nuk janë ekzekutuar pasi te tre rezultojnë të jene jashtë vendit. Aurel Zarja është person nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit te paligjshëm ne 3 raste dhe e kryer në bashkepunim ne dy raste te tjera.

Erjona Dautaj, akuzohet se në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kohën e kryerjes së veprave penale të ketë konsumuar veprat e korrupsionit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Astrit Vladi akuzohet për ndikim të paligjshëm në katër raste dhe korrupsion aktiv. Ndërsa Radovan Çela është i dyshuar për korruptim të gjyqtarit ose prokurorit në 2 raste dhe ndikim i paligjshëm në 5 raste

SPAK thonë se hetimet po vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive në sistemin e drejtësisë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Deçiç shkruan historinë, eliminon Dinamo Batumi në kualifikueset e Conference League

Deçiç shkruan historinë, eliminon Dinamo Batumi në kualifikueset e Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com