Aksi nacional Elbasan-Librazhd është bllokuar gjatë ditës së sotme nga banorët e fshatit Mirakë.
Ata janë ngritur në protestë pasi gjatë ndërtimit të aksit Elbasan-Librazhd nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat. Forca të shumta policie janë dërguar në vendin e protestës.
Rreth 7 mije banorë, pesë fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje.
Banoret i janë drejtuar ARRSH, por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre.
Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.
Discussion about this post