GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata nga zjarret/ Izolohen flakët në Shëngjin, del jashtë kontrollit zjarri në Tepelenë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Shëngjin, kreu i zjarrfikësve: Kishim shumë raste kur na u vu jeta në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata problematike e shkaktuar nga flakët një ditë më parë në Shëngjin raportohet se është stabilizuar, ndërsa disa vatra zjarri vijojnë ende aktive në vend. Problematike situata vlerësohet në zonën mbi qytetin e Tepelenës, ku sipas autoriteteve, flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në fshatin Mal Shëngjin, situata paraqitet më e stabilizuar.

Veç ndërhyrjes së helikopterit Cougar nga ajri, në mbështetje erdhën edhe dy avionët Canadair nga Italia, pjesë e ndihmës nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Nga flakët nuk pati lëndime në njerëz, por u shkaktua dëme në biznese përreth zonës së zjarrit, u dogjën 2 bare plazhi dhe çatia e një shtëpie.

“Aktualisht është arritur izolimi i plotë i vatrave dhe po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare të tij nga shërbimet zjarrfikëse, efektivët e FA, policisë, strukturat vendore të mbështetura edhe nga 2 avionët Canadair të Italisë”, konfirmojnë Emergjencat Civile.

Të njëjtat burime shtojnë se vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Zavalinë – bashkia Elbasan, për të cilin janë angazhuar ditën e sotme strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga FA.

Aktive janë vatrat e zjarrit dhe në Kodrat e liqenit të Viroit, bashkia Gjirokastër si dhe zjarri mbi qytetin e Tepelenës, i cili ditën e sotme si pasojë e erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit, thuhet në njoftimin e emergjencave.

Janë angazhuar ditën e sotme për normalizimin e situatës strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.

“Po punohet në fshatin Lozhan-Bode, bashkia Maliq, në fshatin Picar, bashkia Vorë në një objekt tregtar, në fshatin Ujanik, bashkia Skrapar. Ndërsa situata në qarqet e tjera paraqitet relativisht e qetë”, mbyllet njoftimi.

Lexo edhe:

Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Vura alarmin, por shkoi në vesh të shurdhër

Etiketa: Kryesore1ShengjinZjarr

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Gjykata lë në qeli Fredi Belerin për zgjedhjet në Himarë

Gjykata lë në qeli Fredi Belerin për zgjedhjet në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com