GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ndodh kudo në botë”, justifikohet drejtoresha e AKSHI-t për skandalin e rrogave

08:40 - 23/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndodh kudo në botë”, justifikohet drejtoresha e AKSHI-t për skandalin e rrogave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të pagave të punonjësve në sektorin privat dhe publik të Shqipërisë. Karçanaj ka theksuar se portali qeveritar E-Albania dhe AKSHI zotërojnë një certifikatë ndërkombëtare për sigurinë dhe menaxhimin e informacionit, ndërsa mohon që institucioni i saj të jetë i lidhur me rrjedhjen e informacionit, duke argumentuar se AKSHI nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve, nga ku dyshohet se mund të jenë marrë të dhënat e qytetarëve. Ajo e konsideron rrjedhjen i informacionit se keqpërdorimim të aksesist në sistem nga persona që kryejnë të njëjtat krime dhe në botë.

“E-Albania dhe AKSHI është me certifikatë ndërkombëtare ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe ISO 9001 për menaxhimin e informacionit. Kjo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n i cili nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve. Por nga analiza e deritanishme kjo nuk duket të ketë asnjë lidhje as me kompaninë austriake, e cila bashkë me kompani shqiptare prej më shumë se 8 vitesh kanë krijuar dhe menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Kjo ngjarje duket përgjithësisht një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre kudo nëpër botën e sotme”, shkruan Karçanaj.

Siguria kibernetike dhe rrjedhja e të dhënave sensitive të qytetarëve, sipa Karaçanajt është një problem që po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota, ndërsa thekson se institucioni që ajo drejton deri më sot e ka kryer me sukses mbrojtjen e të dhënave nga të tilla sulme.

“Ju e dini mirë se çdo shtet sot përballet me kërcënimin e sigurisë kibernetike nga sulmet e jashtme, detyrë të cilën deri më sot AKSHI e ka kryer me sukses si dhe nga ndërhyrjet e brendshme të individëve që kanë akses në sistemet dixhitale. Kujtoj rastin më flagrantë botërisht të Edëard Snoëden që tronditi Amerikën, pa folur për Ëikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane pikërisht përmes infiltrimit të kabllogrameve. Nxjerrjen kriminale të të dhënave që ju po diskutoni përmes një dokumenti ilegal me plot mospërputhje me databazën zyrtare duhet ta zbardhë një hetim i detajuar dhe i sofistikuar i organeve ligjzbatuese” shkruan Karaçanaj.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj argumenton se qytetarët duhet të ndihen të sigurt për të dhënat e tyre që zotërohen nga institucioni që ajo drejton, ndërsa hedh poshtë ndërsa shpërndarjen e të dhënave e konsideron si spekulim qesharak dhe të pavërtetë.

“Arsyeja pse po ju shkruaj është për të siguruar gjithë opinionin publik se ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake” shkruan ajo.

Sipas saj database i shpërndarë ka si synim të krijojë konfuzion, ndaj e konsideron si konspiracion.

“Në këndvështrimin tim modest ky dokument synon të krijojë një konfuzion që duhet ta shmangim duke u marrë me fakte dhe jo me teori konspirative. Ndërkohë shpresoj që kjo të mos jetë përgjigjia e ndokujt për suksesin e padiskutueshëm AKSHI-t në shërbimet dixhitale, çka u pa nga gjithë populli shqiptar gjatë kohës së jashtëzakonshme të karantinës së përgjithshme” shkruan ajo.

Ndërkohë në fund të shkrimit të saj drejtoresha e AKSHI, përmend dixhitalizimin e bashkëqeverisjes si një histori suksesi të këtij institucioni.

“Shërbimet tona së shpejti do të zëvendësojnë sportelet duke u dhënë fund radhëve të stërzgjatura 30-vjeçare, zvarritjeve të patolerueshme dhe sëmundjes së ryshfetit për të marrë nga shteti shërbimet administrative. Keqardhje e thellë për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve sikundër autorëve të këtij krimi dhe bindje e plotë se transformimin dixhital të gjithë Shqipërisë nuk e ndal dot askush” përfundon Karçanaj. 

Etiketa: AKSHIkryesore2rrogaSkandal

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Defekt në sistemin e shpërndarjes, Lezha mbetet pa energji elektrike

Defekt në sistemin e shpërndarjes, Lezha mbetet pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com