GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrabandë emigrantësh nga Lindja e Mesme në vendet e BE, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehurit

19:46 - 31/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohen si pjesë e një grupi kriminal të drogës, GJKKO merr vendimin për 12 të arrestuarit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.148/2020, në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber dhe Yalcin Ali Hanci, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe të pandehurit Mustafa Koseoglu, i cili akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në seancën e datës 31.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 31, datë 31.07.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Soran Saber, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Yalcin Ali Hanci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Mustafa Koseoglu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, duke

ja vënë në dispozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky

trup monokratik, për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

Në bazë të nenit 332/ë të K.Pr.Penale, fashikulli i gjykimit të jetë i përbërë nga të gjitha aktet e paraqitura nga prokurori, janë gjithsej 52 volume duke përjashtuar prej tyre procesverbalet me deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, me deklarimet e personave të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo me cilësinë e personit të pandehur, në kushtet që gjatë këtij gjykimi nuk u paraqit kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe nuk mund të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjykim.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Kryesekretarinë e kësaj gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes.

Tiranë, më datë 31.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Etiketa: kontraband me lindjen e mesmeSpak

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Viktima e parë e zjarreve, humb jetën nga asfiksimi 90-vjeçari në Fier

Viktima e parë e zjarreve, humb jetën nga asfiksimi 90-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com