GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Partizani, Shehi: Kemi shanset tona, me përkushtim ia dalim

20:33 - 31/07/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Partizani, Shehi: Kemi shanset tona, me përkushtim ia dalim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri një i pankinës së Partizanit, Orges Shehi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag te sfidës së kthimit të Conference League ndaj Iberias. Shehi beson te kualifikimi i “Demave”, edhe pse ekipi i tij u mposht 2-0 në aktin e parë.

Ndeshja e kthimit: “Patjetër që në ndeshjen e dytë, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra kërkon të japë maksimumin, e di se çfarë duhet të bëjë nesër për të arritur objektivin. Kam parë seriozitet dhe përkushtim të çunave për të arritur maksimumin”.

Objektivi: “Në një kompeticion që ka dy takime, asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë dhe duket ditur se çfarë duhet të bëjmë e gjithë skuadra është e përqendruar. Që në ditën e parë që kemi bërë stërvitje u kemi thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur, objektivi ynë është që të kalojmë raundin, por duhet të jemi të qetë dhe e këmbë në tokë. U kemi kërkuar të jenë të qetë, agresivë, kërkues dhe të vendosur dhe duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin.”

Ndeshja e parë: “Takimi i shkuar ka dy tablo, që në çdo pjesë pësojmë nga një gol. Në pjesën e parë e pësuam pasi nuk ishim shumë të vëmendshëm, disa situata duhet t’i kishim interpretuar më mirë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm me 10 vetë, situata ishte ndryshe”.

Loja agresive: “Ne nuk duhet të dalim nga vetja edhe pse kundërshtari ishte agresiv në limitet e ‘fair-play’. Nuk duhet të dalim nga vetja, duke ditur që kemi një ndeshje për të kthyer rezultatin”.

Gjendja e ekipit: “Mobilizimi është maksimal dhe shanset nuk dua të them që janë të vogla, ndonëse goli i fushës kundërshtare nuk është më. Ne duhet të futemi në fushë me qëllimin që ta fitojmë ndeshjen”.

Mungesat: “Mungesat e Rrapajt prej kartonëve dhe Murataj na peshojnë shumë. Murataj unë e di që ka dëmtim dhe nuk di gjë për largim. Ne do shpresojmë dhe do japim maksimumin dhe këto mungesa nuk do të jenë dertiminante”.

Merkato: “Afrimet që kemi bërë na kanë ndihmuar, por ne që duhet të përforcohemi më shumë. Kemi kohë që kërkojmë ta bëjmë, patjetër që na duhen lojtarë në disa reparte. Megjithatë për merkaton duhet të flasim pas takimit nesër. Nesër duhet të përqendrohemi te këta lojtarë që kemi”.

Ndërsa trajneri i Iberias, Levan Korghalidze doli në konferencë për shtyp, në prag  të ndeshjes ndaj Partizanit, takim ky i vlefshëm për Conference League. Levan, u shpreh se, edhe pse ekipi i tij ka fituar 2-0 në sfidën e parë, pret përqëndrim maksimal.

“Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0 me 0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50 me 50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë.

“Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elementë mjaft cilësorë dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, – tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: “Conference League”Partizani

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Kamala Harris sfidon Donald Trumpin me debat televiziv: Çfarëdo që të kesh për të thënë, ma thuaj në fytyrë

Kamala Harris sfidon Donald Trumpin me debat televiziv: Çfarëdo që të kesh për të thënë, ma thuaj në fytyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com