Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është 47-vjeçari Alltan Visha, i cili humbi jetën pasi traktori që po drejtonte u përmbysur dhe e zuri poshtë.
Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.
47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, kur Policia dhe shërbimet mjekësore mbërritën në vendngjarje.
Një hetim ka nisur lidhur me rastin.
Discussion about this post