GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve, pas 1 korrikut 2024

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve, pas 1 korrikut 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë ata qytetarë që po dalin në pension pas 1 korrikut i këtij viti, do të përfitojnë më shumë pension mujor, kjo për shkak se qeveria miratoi koeficentët e ri për rivlerësimin e pagave referencë të para vitit 1994. Koeficenti i ri mbi të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12.257 dhe jo më 10.799 sa ishte deri tani.

Pra nëse për një punonjës të thjeshtë para viteve 94’, paga referencë për efekt pensioni ishte 2.740 lekë, ajo automatikisht rritet me 12.2 herë dhe shkon në 33,584 lekë. Ndërsa me koeficientin e vjetër paga rivlerësohej nga 2.740 lekë në 29,589 lekë.

Rivlerësimi i pagës, mbi bazë të së cilës janë paguar kontributet, sjell automatikisht më shumë para për pensionistët, për shkak se sa më e lartë të jetë vlera e pagës së deklaruar aq më i lartë është edhe pensioni.

“Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja  duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë”, thotë Ministria e Ekonomisë, teksa sqaron këtë vendim të përvitshëm.

Në vendimin e qeverisë thuhet se pas aplikimit të këtyre koeficienteve paga e rivlerësuar për efekt pensioni, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe as më e lartë se paga maksimale.

Kurse pas vitit 94’, koeficentët për pagat referuese janë të ndryshëm dhe nisin nga 9.8 herë për vitin 1995, dhe mbarojnë me 1.1 herë në vitin 2022. Nga ky vendim nuk përfitojnë ata që kanë dalë në pension para 1 korrikut, të cilët do të marrin rritje pensioni, nga indeksimi që pritet të bëhet në tetor të këtij viti.

gijotina.com/

Etiketa: Pensionetvendim

Lajme të lidhura

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së
Breaking Views

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

23:00 - 18/05/26
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej
Aktualitet

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës
Aktualitet

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
Para
Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant ‘Berlinin’ në Bllok, dy vite pasi ishte prishur (Dokumentet)

Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur (Dokumentet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së
Breaking Views

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

23:00 - 18/05/26

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Lexo më shumë
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:18 - 18/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com