GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kosovë/ Vdes një grua 41 vjeçare në Graçanicë nga pasojat e dhunës në familje

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Vdes një grua 41 vjeçare në Graçanicë nga pasojat e dhunës në familje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet lokale në Graçanicë afër Prishtinës, thanë se një grua e lindur në vitin 1983, vdiq të premten nga pasojat e plagëve që i kishte shkaktuar bashkëshorti i saj dy ditë më parë.

Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, ndërroi jetë në spital ku ishte dërguar me 31 korrik me plagë të rënda në kokë.

Bashkëshorti është arrestuar dhe të premten një gjykatë në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji.

Veprimtarja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” me seli në Graçanicë , Milica Stojanoviç, shkroi në rrjetet sociale se “ajo u vra vetëm pse ishte grua”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh e tronditur me lajmin për vdekjen e gruas së rrahur nga bashkëshorti.

“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngremë vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook.

Ky është rasti i tretë i vrasjes së grave në Kosovë gjatë këtij viti.

Në muajin prill, dy gra, një në Pejë e tjetra në Ferizaj, u vranë nga bashkëshortët e tyre.

Që nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra./voa

Etiketa: dhune ne familjet

Lajme të lidhura

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

19:07 - 27/09/26
Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës

15:45 - 27/09/26
Para
Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon rolin e Lefter Kokës në dhënien e koncensionit

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon rolin e Lefter Kokës në dhënien e koncensionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com