Big Mama, Arjola dhe Meridiani gjatë një bisedë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë folur rreth Antonelës dhe sjelljes së saj. E revoltuar Big Mama është shprehur se nëse do të ishte në vendin e Ilirit do të ia hidhte makaronat në fytyrë Anotnelës, referuar një situate të ndodhur mes këtyre dy të fundit.
“Unë me qenë si Iliri i kap marr makaronat, në fytyrë ia rras, më beso që e bëj”, shprehet Big Mama.
Ndërkohë Arjola ka diskutuar lidhur me debatet e shumta që ka pasur me Antonelën duke theksuar se ajo kishte informacion nga jashtë dhe e rëndonte me ato që i thoshte duke e bërë të duket xheloze.
Arjola: Nodhi debati për një gjë shumë injorante dhe shumë banale
Meridiani: Është faji yt që e zgjate.
Arjola: Ok është faji im, e pranoj që është faji im sepse unë doja ta sqaroja. Doli se mund të isha xheloze, doli që mund të ishte kështu mund të ishte ashtu. Binte me informacione nga jashtë dhe më rëndonte gjëra që unë nuk i dija.
Discussion about this post