GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon rolin e Lefter Kokës në dhënien e koncensionit

18:02 - 02/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon rolin e Lefter Kokës në dhënien e koncensionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe 11 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

SPAK ka zbardhur detaje në lidhje me këtë hetim, ku zbulon dhe rolin e ish-ministrit në procedurën e dhënies së konsensionit “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”.

Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” (në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k) ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura.

Sipas SPAK, kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit,  Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Kurse, në lidhje me hartimin dhe miratimin e dokumenteve standarte të koncesionit, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me titullarin e Autoritetit Kontraktor, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion, partneritet publik privat”, i ndryshuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, dokumentet Standarde të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit.

“Rezulton se Dokumentet Standarde të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili jua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, të pandehurve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këta dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka,është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit”, njofton SPAK.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Lefter Koka.

Lajme të lidhura

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Para
‘Burrë algjerian‘/ Mediat italiane kryqëzojnë boksieren Imane Khelif, reagon profesionistja Monia Ben R’houma

‘Burrë algjerian‘/ Mediat italiane kryqëzojnë boksieren Imane Khelif, reagon profesionistja Monia Ben R'houma

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com