GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Burrë algjerian‘/ Mediat italiane kryqëzojnë boksieren Imane Khelif, reagon profesionistja Monia Ben R’houma

në Botë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Burrë algjerian‘/ Mediat italiane kryqëzojnë boksieren Imane Khelif, reagon profesionistja Monia Ben R’houma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imagjino të lindesh vajzë. Bijë e një nëne dhe e një babai. Të të quajnë Imane.
Imagjino që ndërsa rritesh, kupton se ke një pasion, Boksin.

 

 

Stërvitesh, garon, fiton, ke një dhunti.
Je shumë e fortë, por ndërsa rritesh vë re se trupi yt nuk është si i gjithë të tjerëve, atyre që të rrethojnë dhe kupton që ke diçka ndryshe.
Një nivel më i lartë i hormonit të testosteronit.

Dhe nuk e vini re vetëm ju, e vënë në dukje sa herë kur e masin para ndeshjes.
Imagjino që je ndjerë gjithmonë vajzë, grua, nuk ke ndryshuar kurrë asgjë në trupin tënd. Përveç kësaj, je rritur në një vend ku tranzicioni është i paligjshëm, por çfarë rëndësie ka për ty kjo? Je një grua dhe ti e di këtë.

Imagjino të garosh disa herë, të marrësh gjithë ato grushta, të rrëzohesh, të ngrihesh përsëri dhe të humbasësh. Disa herë, shumë herë.
Një buzëqeshje, dhe ti vazhdon ec përpara, duke shpresuar për herën tjetër.
Imagjino të hypësh në ring me një irlandeze, Kelly Herrington (vetëm për të përmendur një) 1-0 për të, e para, e dyta, hera e pestë. Ke humbur sërish, ke marrë grushtet më të forta të jetës dhe nuk ke arritur ta mposhtësh as edhe një herë gruan që të masakroi.

Ajo nuk e kishte gjithë këtë testosteron për të cilin të gjithë flasin, e megjithatë askush nuk e vrau mendjen pse ajo të mundi ty.
Imagjino të skualifikohesh sepse atë ditë kishe një nivel testosteroni më të lartë se kriteret e kërkuara.

Imagjino të shkosh në Olimpiadë, vite punë, stërvitje, sakrifica, një ëndërr. Këtë herë niveli i testosteronit është normal, gjithçka është në rregull. Dhe pastaj imagjino të përkufizohesh si “burrë algjerian” nga gazetat italiane. Ta gjesh veten objekt i një valë urrejtjeje dhe diskriminimi ku nuk doje të bëheshe pjesë dhe të quhesh trans, vetëm sepse për dikë nuk je mjaftueshëm femër.

Fillon ndeshja. Ti jep grushtin e parë, rreth 30 sekonda, nuk je nxehur akoma mirë për raundin e parë. Kundërshtarja shkon në një qoshe, qan, thotë se dhemb. Je e hutuar, sigurisht që dhemb, është grusht, ke ngrënë me mijëra edhe ti.

Raundi mbaron ende pa filluar, të vjen keq, para disa ditësh të kanë përmbytur me polemika, dyshime, ankthe. I afrohesh asaj, për ta përshëndetur, për t’i dhënë një dorë, ai solidariteti i famshëm femëror. Por jo, ti nuk je një grua, ti nuk e di se çfarë është. Në fakt ajo të kthen shpinën, qan, largohet dhe ti rri aty, nuk di çfarë të bësh. Çfarë faji ke?

Asnje. Ke lindur grua, me ndonjë anomali, por je grua.

 

 

Etiketa: boksieria transgjinorelojrat olimpike

Lajme të lidhura

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën
Sport

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano
Breaking Views

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan
Sport

Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

15:02 - 03/08/26
Para
Censi “ndryshon” të ardhruat për frymë, tani 1.1 mln lekë; Borxhi për çdo njeri 610 mijë lekë

Censi "ndryshon" të ardhruat për frymë, tani 1.1 mln lekë; Borxhi për çdo njeri 610 mijë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga...

Lexo më shumë
Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

07:30 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com