Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Këmbësori F.G. 62 vjeç u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar nga njëri krahë i rrugës në tjetrin në momentin që u përplas nga një automjet.
Këmbësori ka pësuar demtime të lehta në gjymtyrë e për pasojë është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës për mjekim të metejshëm.
Në vendngjarje kanë shkuar specialistët e grupit hetimor për të zbardhur arsyet e aksidentit.
Discussion about this post