GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Gazetarët e shkarkuar nga RTSH thirren në polici

21:31 - 02/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Gazetarët e shkarkuar nga RTSH thirren në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagoi duke e cilësuar situatën alarmante pas marrjes së denoncimeve se të paktën 5 ish-punonjës të televizionit publik ishin thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë.

“Ish-punonjësit kanë denoncuar se në dy ditët e fundit janë thirrur në Policinë e Tiranës, ku janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar telefonat celularë për shkak të një kallëzimi të bërë nga Peza për ‘prishje imazhi’”, shkruan në një deklaratë publike kjo organizatë, duke i cilësuar “abuzive” praktikat e ndjekura nga policia.

Një prej ish-punonjësve të RTSH që ishte thirrur në polici i tha BIRN-it se ishte pyetur nga zyra e krimit kibernetik në lidhje me shkrime anonime që bëhen në portalet online ndaj Pezës.

Punonjësi, i cili kërkoi të fliste në kushtet e anonimatit, tha se oficerët e policisë i kishin kontrolluar edhe telefonin, ndërsa nuk i kishin bërë të qartë nëse ndaj tij kishte ndonjë padi nga Peza.

“Unë jam shkarkuar nga puna pas 19 vitesh që punoja në RTSH dhe jam në një proces gjyqësor me televizionin për shkarkim të padrejtë”,- tha ai, duke iu referuar thirrjes në polici si një tentativë për t’i frikësuar që mos të flasin publikisht.

“Pyetja e punonjësve dhe kontrolli i aparateve celularë është një akt i rëndë që synon frikësimin, intimidimin dhe heshtjen e tyre nën sfondin kur këta të fundit, kanë folur hapur për shkarkimet masive dhe të padrejta të Alfred Pezës”, tha AGSH-ja.

Alfred Peza, një ish-zyrtar dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në pushtet, u zgjodh drejtor i ri i RTSH në qershor 2023, duke shkaktuar shqetësim për pavarësinë e tij politike.

Deklarata u shpërnda të enjten dhe nga deputetja Ina Zhupa, kryetare e komisionit parlamentar për mediat dhe edukimin.

Peza pranoi gjatë një raportimi në Kuvend se numri i personave të larguar nga ky institucion që pas ardhjes së tij në drejtim ishte 166, por argumentoi se shumica kishin ikur me dorëheqje dhe pjesa tjetër me procedurë të rregullt.

Vala e shkarkimeve në RTSH shqetësoi sindikatat e medias në Shqipëri dhe në Evropë të cilët kërkuan të ndalohej kjo praktikë “presioni dhe ndëshkimesh” ndaj gazetarëve.

I kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, drejtori i RTSH nuk i komentoi akuzat deri në publikimin e këtij shkrimi. As Policia e Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Etiketa: Alfred PezaBIRNgazetaretRTSH

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve

SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com