GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me lekët e urës së Ibës, Veliaj i jep kontratën 1 MLN euro Neim Beqirajt pa garë   

14:08 - 03/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Korrupsion me lekët e urës së Ibës, Veliaj i jep kontratën 1 MLN euro Neim Beqirajt pa garë   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A do të bëhen me urë banorët e Ibës së Poshtme në Tiranë? Ura e Bonarakëve ndodhet në Iben e Poshtme, Njësia Administrative Berzhitë. Aktualisht ajo është urë e tipit pasarelë që përdoret nga banoret e zonës vetëm për lëvizjen e këmbësorëve. Para shumë kohësh ka filluar ndërtimi i një ure me gjatësi rreth 60 metra, e cila do te shërbente dhe për lëvizjen e mjeteve. Janë realizuar këmbët e urës nga ish- komuna, me hapësirë drite 4×14 m, dhe shtresa e sipërme e urës është e parealizuar.

Kryetari Erion Veliaj u ka premtuar përfundimin e ndërtimit të urës. Por prisni pak! Më parë, Lali Eri do të mbarojë pazaret me fondin e caktuar. Në fund do të shohim se si do të shkojë puna, por dyshojmë se nga mënyra si u procedua me tenderin, nuk do të ketë urë në afat dhe me cilësi.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Erion Veliaj alias Lali Eri ka në dispozicion fondin prej 795 milionë lekësh që me TVSH parashikohet të shkojë në afro 954 milionë lekë (pra afërsisht 1 milion euro). Dhe për këtë ka njoftuar tenderin me objekt ‘Ndërtim Ura e Bonarakëve, Ibë e Poshtme’. Ky është një fond i madh, sepse Veliaj ka prekur edhe paratë e buxhetit të 2 viteve të ardhshme. Në dokument theksohet se paratë do të merren nga zërat e buxhetit afatmesëm 2024-2026.

Kështu shpenzohen paratë para se sa të arrijnë në Thesar dhe më pas bashkitë futen në borxhe. E thënë butë ky është keqmenaxhim. Përse zhvillohet tenderi kur nuk janë fondet në dispozicion. A është kjo shkelje e rregullave të administrimit të buxhetit.

Epo, kjo nuk ka rëndësi për Lali Erin! Ka bërë gjëra më të mëdha dhe nuk i ka hyrë gjembi! I vënë nën presionin e SPAK, që mund ta arrestojë për shumë dosje të hapura, ku implikohet kryetari i bashkisë Tiranë, Lali Eri i ka marrë tenderët me vrull për të mbaruar punë sa më shpejt me paratë e arkës.

 

 

Kështu, me nxitim e ka mbyllur edhe tenderin ne fjalë, por më pas e ka mbajtur kontratën për gati 2 muaj në sirtar.

Procedura për këtë tender është hapur me 6 qershor 2024 dhe më datë 25 është mbajtur faza finale.

Në këtë moment pritej që të zhvillohej ballafaqimi mes ofertave më të mira, shohim që kanë marrë pjesë 5 kompani. Por në fakt vetëm një prej tyre preku fazën e fundit. 4 kompanitë e tjera komisioni i skualifikoi me argumentin se kanë mungesë dokumentesh, gabim aritmetik në përllogaritjen e ofertës, apo deklarimin e gabuar të një topografi. Këtë moment ligji e ka zgjidhur duke krijuar një komunikim me operatorët që të mund të plotësojnë të metat në dokumente.

Si përfundim, Veliaj i hapi rrugën ofertës më të shtrenjtë të dorëzuar nga firma “BEQIRI” SHPK, me vlerë 74,581,447.50 lekë.

Ndërsa firmat e përjashtuara kishin oferta nga  611 milionë lekë në 715 milionë lekë. Nëse do t’i kishte marrë në konsideratë minimalisht, do të kursente 35 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve dhe kontratat nuk do të mbyllej kështu me konkurrencë të cenuar.

Ligji nuk u zbatua dhe prandaj sot kemi një kontratë të vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq” për riskun e korrupsionit. Derisa të mbarojnë pazaret me fondin, banorët e Ibës së Poshtme do të vazhdojnë të kenë rrezikun e kalimit në urën e pambaruar që i ka dërrasat të amortizuara.

Gjendja e urës dhe e rrugës në këtë zonë pengon edhe turistët që duan të vizitojnë shpellën e Pëllumbasit. Gjithsesi, ky tender nuk përfshin riparimin e rrugës, vetëm ndërtimin e urës.

Si e la “Beqiri” urën e Jubës të pandrequr?

Siç e përmendëm më sipër, ky tender i dhënë pa garë dhe kompania përfituese nuk japin garanci se ura do të ndërtohet në afat. Kompania “Beqiri” shpk me pronar Neim Beqirajn ka treguar në të kaluarën se merr paratë dhe nuk kryen punën.

Kështu, në vitin 2016, kompania “Beqiri” firmosi me Bashkinë Durrës kontratën “Rindërtim i urës që lidh fshatin Jubë me Rrushkull dhe segmenti rrugor që lidh rrugën”. Vlera e fondit limit ishte 21 552 000,00 lekë pa përfshirë TVSH.

Ura 115 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë u rikonstruktua më në fund në vitin 2017 me fondet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe bashkisë Durrës.

Por kjo rrugë vitin e kaluar ishte në gjendje të degraduar.

Për banorët e zonës, ura e tipit “Bejli” është kthyer në shqetësimin kryesor të tyre. Fotoja tregon situatën në qershor 2023, kur rruga Ura Durrës e detyruar nga protestat e banorëve po kryente disa arnime me dërrasa.

Në qershor të vitit 2017, Beqiraj mori nga Erion Veliaj tenderin për ndërtimin e rrugës “Danish Jukniu” në Tiranë me fondin limit 38 732 631,00 lekë.

Rruga duhej mbyllur për 6 muaj, por Beqiraj nuk arriti të mbyllte punimet në afat ashtu siç nënshkroi kontratën. Ç’ndodhi? Në prill 2018, Erion Veliaj i dha fond shtesë kompanisë që të vazhdonte punën. Pra, bashkia derdhi edhe 5 576 441 lekë tek xhepi i Neim Beqirajt.

Në 20 maj 2022, kjo kompani mori tenderin e rindërtimit të rrugës tek Currilat, e cila është kryer me cilësi të dobët.

Tenderi “Rikonstruksion rruga Currila segmenti hotel Ferrara – Guest House” e kishte fondin limit 37 248 896,00 lekë.

Kodra e Currilave në Durrës thuajse u lëshua në janar 2023  mbi rrugën mbi të cilën ngrihet, teksa shembja e skarpateve anësore dhe çarja e rrjetave mbrojtëse bëri që dherat të pushtonin aksin që lidh zonën me qytetin e Durrësit. Teksa kjo duket të jetë një situatë që përsëritet thuajse sa herë ka reshje të dendura shiu, ajo ç’ka del në pah është dështim i punimeve. “Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit…” deklaronte në këtë kohë Dega e PD Durrës.

Tani e ka radhën ura e Ibës! Banorët nuk duhet të gënjehen me fjalët e Lali Erit, po të presin të kryhet puna!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion VeliajSkandalura ne ibe

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Qytetarët u nxorën prej leckash”, Këlliçi në SPAK: Mazniku firmosi prishjen e 13 pallateve në Tiranë

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Në ditët në vijim dokumente të reja për vjedhjen flagrante

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com