GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dule ankimon në KAS vendimn e Celibashit për Belerin

15:13 - 03/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dule ankimon në KAS vendimn e Celibashit për Belerin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka ankimuuar në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionerit Shtetëtor të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Ky veprim i Dules vjen një para zgjedhjeve në Himarë, ku ditën e nesërme himarjotët do të zgjedhin kryebashkiakun e ri mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë.

Dule kërkon anulimin e vendimit të datës 5 korrik 2024 të Celibashit, duke e cilësuar si një akt të paligjshëm, pasi sipas tij, ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij.

Celibashi mori vendimin për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit pas dënimit të këtij të fundit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor. Ai argumentoi në mbledhjen e KQZ-së se në kushtet ku ndodhej Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë për postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.

“Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohet, bazuar në nenin 109/a, b, dhe “dh” të Kodit të Procedurave Administrative si dhe nenit 113 dhe 114 të Kodit të Procedurave Administrative, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë.

Rezulton që KQZ ka filluar një procedurë administrative bazuar në kërkesën me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 të shtetasit z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Bazuar në nenin 61 të ligjit nr. 139/2015, rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Në këtë dispozitë, e cila është e vetmja që parashikon “përfundimin e parakohshëm të mandatit” të kryetarit të bashkisë, nuk parashikohet rasti i dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë si rast i përfundimit të parakohshëm të mandatit, nuk parashikohet që kërkesa mund të bëhet nga ndonjë shtetas në KQZ, si dhe nuk parashikohet ndonjë vendimmarrje nga KQZ.

Në pjesën arsyetuese të aktit administrativ Komisioneri nuk shprehet dhe nuk ka dhënë asnjë konsideratë fakti apo ligji në lidhje me kërkesën e paraqitur e cila e ka vënë në lëvizje, që ka patur për objekt “përfundimin e parakohshëm të mandatit”-thuhet ndër të tjera në ankiminim e Dules për mandatin e Belerit.

Etiketa: fredi beleriVangjel Dule

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Ekipi olimpik i Kosovës përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

Ekipi olimpik i Kosovës përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com