GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Ballukut në Dibër i jep 675 milionë lekë të dënuarit për korrupsion me tenderat

14:25 - 05/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtorët e emëruar janë marioneta të Ballukut që firmosin letrat e tenderave sipas dëshirës së saj.

Drejtorët e emëruar janë marioneta të Ballukut që firmosin letrat e tenderave sipas dëshirës së saj.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ujësjellës në vend kaluan në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, për shkak se me menaxhimin e bashkive ishin zhytur në borxhe. Mirëpo që kur i mori në dorë Belinda Balluku, situata po shkon edhe më keq.

Drejtorët e emëruar janë marioneta të Ballukut që firmosin letrat e tenderave sipas dëshirës së saj. Vetëm pak ditë më parë gijotina.com denoncoi një tender me abuzime të zhvilluar nga Ujësjellësi Kanalizime Dibër, por duket se Balluku ka urdhëruar një serial aferash.

Drejtori i UK Dibër, Erger Kosiqi, ka zhvilluar tenderin me objekt ’Furnizimi me ujë i fshatit Vakuf, Njësia Administrative Kastriot’.

Bëhet fjalë për vendosjen e rrjetit të tubave në një zonë ku banojnë 90 familje, si dhe furnizimin me ujë për një shkollë. Është një fshat i vogël, ku do të nevojiten gërmime për vendosjen e tubave dhe më pas sistemimin e tyre. Balluku për këtë projekt ka vendosur të shpenzojë 562 milionë lekë. Duke llogaritur TVSH vlera e pritshme e kontratës është 674.4 milionw lekë.

Investimi është fryrë, sepse fondi limit i kapërcen çmimet e materialeve dhe të punës që do të kryhet. Për këtë jemi të bindur, por do të presim edhe auditimin që do të kryejë KLSH më vonë, që ta vërtetojmë saktwsisht. Ndërkohë, ky fond i madh u jepet në dorë personave me precedentë penal, prandaj nuk është e garantuar që rrjeti i ujësjellësit për këtë fshat do të ndërtohet në kohë dhe me cilësi.

 

Prokurimi është zhvilluar në shkelje të hapur ligjore

. Janë dorëzuar 6 oferta për këtë prokurim, çka tregon se mund të kishim konkurrencë të fortë. Por stafi i Ballukut në Dibër e ka zbehur këtë konkurrencë, pasi që në fazën e parë skualifikoi 5 nga ofertat, me argumentin se nuk kanë paraqitur kontrata që kanë kryer punë të ngjashme më parë në vlerë të njëjtë. Duhet të theksojmë këtu se tri nga kompanitë u skualifikuan me argumente që nuk qëndrojnë. Propozimet e tyre ishin më të lirat dhe nëse do ishin marrë në konsideratë do të ishin kursyer të paktën nga 15 milionë lekë.

Argumentet te tilla i “Nuk ka paraqitur çertifikatat ISO të kërkuara”; “Nuk ka ngarkuar asnjë dokumentacion për materialet hidraulike”; “Nuk ka paraqitur kontrata me punë të ngjashme”, mund të ishin trajtuar në komunikim me pjesëmarrësit që të plotësoheshin dokumentet e kërkuara.

Po këtë pikë të ligjit, komisioni i drejtorit Kosiqi nuk e ka zbatuar. Kështu iu hap rruga firmës ”S I R E T A 2F”, e cila me ofertën 522 milionë lekë u shpall fituese pa garë fare.

Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërsa pronari i firmës “S I R E T A 2F” është i skeduar për vepra penale.  “SIRETA 2F” Shpk është themeluar nga Fiqiri Pali, por tashmë e drejton bashkëshortja e tij Fatmire Pali. Pronari njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi vetëm një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta.

Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Dënimi i Palit është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta.

Megjihatë kompania vazhdon të jetë e favorizuar nga zyrtarët duke marrë tendera pa garë. Më datë 11 korrik 2024, QSUT ka bërë publike këtë kontratë abuzive, të cilën Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të Kuq”. Drejtoresha e QSUT, Alma Cani, “shqetësohet” shumë për kushtet e pacientëve. Së fundmi po merret me dyert elektrike të pavijoneve. Ajo ka zhvilluar një tender me objekt  Riparim-mirëmbajtje e dyerve elektrike për QSUNT dhe ka vënë në dispozicion rreth 67 milionë lekë, të cilin ia dha kompanisë “Sireta 2F” .

Ndërsa Ujësjellësi i Dibrës e ka me goditje të përqendruar dhënien e kontratave të majme. Metoda është e njëjta, duke i skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit. Një javë më parë, drejtori i Ballukut, tenderin për të çuar ujë në fshatin Muhur të Dibrës, ia fali Ramazan Kalias, një tjetër biznesmen i njohur për afera të tilla.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBallukufiqiri paliopen data albaniared flagtende rpa gareujesjlles kanalzime diber

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Himara, si fundi i farsës

Himara, si fundi i farsës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com