GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikthehen “Ethet e Nilit”, ISHP: Ja qytetet e prekura, dhe si transmetohet virusi

në Aktualitet, KRYESORE, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen “Ethet e Nilit”, ISHP: Ja qytetet e prekura, dhe si transmetohet virusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar në një deklaratë për mediat situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në Shqipëri.

Bino ka bërë me dije se 84% e testimeve nga ISHP për këtë virus janë kryer në muajin korrik dhe janë konfirmuar 17 të prekur dhe tre viktima në vendin tonë.

Sipas saj, grupmoshat që mund të përjetojnë më rëndë sëmundjen janë ato mbi 60 vjeç, në veçanti personat që mund të kenë sëmundje shoqëruese si diabeti.

“Për sa i përket rasteve të ‘Etheve të Nilit Perëndimor’ ato rishfaqen në Shqipëri këtë vit. Ne kemi pasur një shpërthim të tyre në vitin 2012 dhe më pas disa raste në vitin 2017 dhe 2018, por këtë vit kemi 17 raste të konfirmuara. Një nga këto raste është konfirmuar në Greqi, i një banuesi në Lushnje. Dhe kemi 19 raste të mundshme. Këto janë raste që kanë jo vetëm shenjat klinike, por edhe lidhjet epidemiologjike dhe një ekzaminim serologjik laboratorik. Rastet e konfirmuara janë konfirmuar përmes metodës molekulare ose serumeve të dyfishta. Janë kryer një sërë testimesh, 84% e testimeve për vitin 2024 janë kryer gjatë muajit korrik. Pra kemi pasur 64 raste të dyshuara, jemi duke punuar në këtë drejtim. Për fat të keq kemi edhe tre raste vdekje të konfirmuara me ‘Ethet e Nilit’. Në përgjithësi është sëmundje që kalon lehtshëm tek personat e rinj deri në moshën 50-60 vjeç. Pas moshës 60 vjeç apo tek personat që kanë dëmtime të imunitetit, diabet apo alkoolist sidomos dhe persona me kancer, ato mund të shfaqin forma me prekje të sistemit nervor qendror, që janë encefalite, meningite, paralizë flaksite. Këto janë forma të rënda që shkaktojnë shpeshherë edhe vdekjen”, tha Bino.

Duke shpjeguar origjinën e virusit dhe mënyrën si transmetohet, Bino specifikoi edhe qytetet ku është shënuar numri më i lartë i të prekurve në vend.

“Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje zoonotike, pra që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek kryesisht kuajt në sistemin nervor qendror. Por në vendin tonë nuk kemi një monitorim të kuajve për “Ethet e Nilit Perëndimor”.  Sa i përket zonave ku kemi pjesën më të madhe kemi Lushnjen, Fierin, Kurbinin dhe Beratin (pjesën në afërsi të Lushnjës, disa raste në Lezhë dhe në Shkodër. Nuk ka patur të prekur në zonat bregdetare.”

Sa i përket masave që janë ndërmarrë, Bino u shpreh se testimet nga ISHP do të vijojnë, por këshilloi qytetarët të tregojnë kujdes pasi simptomat mund të ngatërrohen me ato të një gripi sezonal.

“Masat që merren lidhen me hetimin entomologjik për të parë llojin e mushkonjave, sepse është sëmundje që qarkullon te kafshët ku ka viremi të lartë dhe më pas merret nga mushkonjat kuleks gjatë pickimit. Këto mushkonja e transmetojnë nga zogjtë tek njerëzit, por jo nga njeriu tek njeriu. Shpeshherë mund të ngatërrohet me një virozë, por shoqërohet me temperaturë ose dhimbje të forta muskulare, dhimbje të forta koke ose shenja në lëkurë.”

Etiketa: ethet e nilitISHPKryesore1Silva Bino

Lajme të lidhura

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

12:03 - 03/06/26
Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Para
Dyshohet për pesë ekzekutime/ “Killeri” i Çopjave merrte porosi nga Dubai

Dyshohet për pesë ekzekutime/ “Killeri” i Çopjave merrte porosi nga Dubai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e...

Lexo më shumë
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

12:03 - 03/06/26
Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş