Ashtu siç u bë e ditur dhe më herët, është shtyrë hapja e kampit në Gjadër, ku do të strehohen emigrantë që do dërgohen nga autoritetet italiane.
“Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht”, raporton “La Repubblica”.
Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, ‘La Repubblica’ raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit.
Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.
Manuali i publikuar nga ‘La Reppubblica’, nis me parantezën: ‘Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme’.
Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq“. Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.
Të tjera udhëzime të bëra publike nga ‘La Repubblica’ janë:
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.
Discussion about this post