GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Përdoren ilaçe të skaduara”, QSUNT reagon pas akuzave të PD

10:43 - 06/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajza shkon me dhimbje barku në QSUT, lind foshnjën në tualet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike se disa prej medikamenteve të përdorura në këtë spital janë të skaduara.

Përmes një komunikate zyrtare për mediat QSUNT thekson se dokumentete e paraqitura nga PD nuk kanë të bëjnë me lëvizjen e medikamenteve nga magazinat për t’u përdorur nga pacientët.

Qendra spitalore thekson se në terapinë e pacientëve është e pamundur që të shkarkohet një medikament i skaduar dhe të përdoret nga mjeku, aq më tepëër që t’i ndryshohet data e skadencës.

Sipas QSUNT ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza bëhet me qëllim që të dëmtojë punën e ekipit mjekësor.

DEKLARATA E QSUNT:

Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUNT, janë të pavërteta!

Në QSUNT nuk përdoren ilaçe të skaduara!

Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.

Kjo është lehtësisht e provueshme në Farmacinë e Spitalit!

Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, po dëmton qëllimisht punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve!

Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet.

Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, është e bllokuar dhe e pamundur të shkarkohet një medikament i skaduar.

Nuk ekziston dhe nuk ka asnjë rast apo mundësi të ndryshimit të skadencës së një medikamenti.

Në lidhje me rastin e pretenduar theksojmë se për nevoja administrative, me qëllim diferencimin e medikamentit të skaduar është kërkuar transferimi i sasisë së medikamentit të skaduar nga një magazinë në tjetrën. Kjo për arsye se medikamenti i skaduar fizikisht duhet zhvendosur në karantinën e përcaktuar për ruajtjen e medikamenteve të skaduara, sipas rregullave në fuqi. Kjo procedurë po përdoret në mënyrë spekulative si rast ku këto ilaçe janë përdorur për pacientët. Sigurojmë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se sasia stok e medikamenteve të skaduara është e pandryshuar. Nëse do ishte përdorur, do kishte ndryshim të gjendjes stok, çka provon se ky pretendim i hedhur qëllimisht në media është dezinformues.

Veprimet në sistem bëhen kryesisht pas orës 16:00 me qëllim shmangien e lëvizjes së tyre gabimisht nga përdorues në nivelet e tjera (përgjegjës te farmacive spitalore ose kryeinfermier të pavijoneve) që operojnë në sistem deri në orën 16:00.

Për sa i përket citimit se është mashtruar Parlamenti, në korrespondencë zyrtare QSUNT është shprehur se: “Aktualisht në Farmacinë Qendrore NUK ka sasi të medikamentit Feiba (Factor VIII inhibitor bypassing activity) 1000 UI Flakon…; Kjo, pasi sasia e mbetur prej 1137 flakon nga donacioni i përfituar për herë të parë gjatë vitit 2023, me impakt buxhetor 0 (zero) lekë, është i papërdorshëm. Qartësojmë gjithashtu se medikamenti FEIBA, nuk është kemiopreparat.

QSU “Nënë Tereza”, mbetet e hapur për qartësimin e çdo pretendimi siç u deklarua edhe në Komision parlamentar si dhe për transparencën e nevojshme që i shërben besimit mjek/pacient.

Denoncimi i PD

Denoncimi i PD lidhej me një sasi prej 1137 flakon të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili.

‘Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO. Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike”, denoncoi Partia Demokratike.

Etiketa: PDQSUNT

Lajme të lidhura

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26
Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë
Aktualitet

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë
Aktualitet

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26
Para
Kosovë, burri qëllon me armë zjarri gruan

Kosovë, burri qëllon me armë zjarri gruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26

Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e...

Lexo më shumë
Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
I dënuar për terrorizëm në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve (EMRI)

I dënuar për terrorizëm në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve (EMRI)

10:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com