“Eco Tirana”, shoqëria e përbashkët e Lali Erit me disa ortakë nga Verona, nuk i përfill as ligjin e mbi prokurimet, as respekton rregullat e konkurrencës. Herë pas here të palarat e këtyre tenderave denoncohen në Komisionin e Prokurimeve Publike. Në fakt ata bëjnë se çfarë urdhëron kryebashkiaku Veliaj dhe tenderat janë thjesht procedura fasadë. Kështu, po ndodh edhe më një tender i cili ka nisur që në mars dhe kontratat është mbyllur tani në gusht.
Po flasim për tenderin me prokurim ‘Blerje Autokarro skarabil me vinç merimangë’.
Pra, një vinç si ky në foto, që “Eco Tirana” e ka në disponim dhe pa arsyetim do të blejë një tjetër dhe do të shpenzojë 684 milionë lekë.
Ky vinç kushton shumë, prandaj pazaret e urdhëruara nga Lali Eri nuk po mbyllen lehtë. Tenderi duhej të mbyllej në mars 2024, por në 6 mars 2024, firma LODI CONSTRUCTION e denoncoi rezultatin në KPP.
Ankimuesi në denoncimin e bërë shprehet se në këtë blerje përdoren kritere dhe specifikime jo ligjore, që diskriminojnë pjesëmarrësit në tender.
Në ankesë thuhet se autoriteti kontraktor ka përdorur një përshkrim për objektin që kërkon, të cilin asnjë operator nuk e kupton, por edhe komisioni i vlerësimit të ofertave nuk është i qartë. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi për Lali Erin, që jep porosinë për blerjen tek kompania e paracaktuar.
Këto gjëra i sajon Autoriteti Kontraktor (Eco Tirana) i cili ka përdorur terma që krijojnë hapësirën e nevojshme për abuzim.
“Lidhur me kërkimin e autoritetit kontraktor për serbatorin e kamionit, autoriteti kontraktor ka përcaktuar: Serbator AdBlue prej afërsisht 50 litrash. Përcaktimet e autoritetit kontraktor duhet të jenë të qarta jo vetëm për operatorët ekonomik pjesëmarrës por dhe Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Termi I përdorur ‘afërsisht’ është abuziv dhe sjell si mundësi një vlerësim subjektiv të ofertave të paraqitur nga ana e operatorëve ekonomik”, thuhet në ankesë.
Por pavarësisht ankesave, komisioni ka vazhduar me planin për t’ia dhënë fondin firmës po favorizon shefi. Në dokument tregohet se vetëm firma “LIGUS” SHPK, ka plotësuar “kriteret” të cilat ishin paralizuese për operatorët e tjerë (ashtu sikur parashtrohej në ankesën e bërë). Me vetëm një ofertë në dispozicion, Veliaj duhej ta kishte anuluar këtë procedurë, për mungesë konkurrence.
Ky rregull që është i shkruar qartë në ligjin për Prokurimet Publike nuk është zbatuar nga “Eco Tirana” e Lali Erit. Pra kontrata i është dhënë firmës “LIGUS” SHPK pa garë.
Kjo kontratë është bërë publike me 5 gusht 2024 dhe Open Data Albania i ka vendosur Flamurin e Kuq.
Ky është sinjal mbi riskun e korrupsionit. Pra, po abuzohet me fondin 684 milionë lekë.
Një nga pronarët e firmës, tashmë i larguar, ka qenë Shupo Qendro, është klient i vjetër i kryebashkiakut nëpër tenderat e bashkisë. Kujtojmë se dy muaj më parë kjo firmë mori pa garë nga “Eco Tirana” 332 MLN lekë për 8 kamionçina të vjetra.
Edhe ky tender mbante “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit. Open Data Albania e përshkruante procedurën e këtij prokurimi si “mungesë konkurrence”.
Discussion about this post