GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova feston suksesin e ekipit olimpik, Distria Krasniqi: Nuk do të ndalemi

10:47 - 07/08/24
në Kosovë & Rajon, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova feston suksesin e ekipit olimpik, Distria Krasniqi: Nuk do të ndalemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Medalistja e argjendtë në xhudo, Distria Krasniqi dhe ajo e bronztë Laura Fazliu, u rikthyen në Kosovë. Qindra qytetarë dolën në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë për të pritur sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Kryemjeshtri Driton Kuka, që i solli Kosovës pesë medalje olimpike në tri pjesëmarrje në Lojëra Olimpike, garantoi se puna për të fituar medalje do të vazhdojë me të njëjtin seriozitet, jo vetëm në xhudo por edhe në sporte të tjera.

“E kemi dëshmuar që me punë serioze, ia dëshmuam krejt botës së fëmijët tanë kanë virtyte, kanë vlera sepse kemi ndërtuar nga një shtet shumë i vogël tashmë pesë medalje olimpike dhe do të vazhdojmë tutje”, u shpreh Driton Kuka, trajner i ekipit të xhudos.

Nga nëntë sportistë pjesëmarrës, dy prej tyre arritën të marrin medalje në sportin e xhudos. Para qytetarëve, Distria dhe Laura u shprehen të lumtura që kanë arritur të bëjnë krenar vendin.

“Mbështetja juaj ka qenë forca ime dhe është gjithmonë. E di që nuk do të ndalemi me kaq sidomos sporti ynë, shpresoj edhe sportet e tjera dhe shpresoj shumë që do të mblidhemi shumë shpesh kështu së bashku t’i festojmë edhe sukseset tjera”, u shpreh Distria Krasniqi.

“Para 10 viteve kur Toni më ka thirr me u bë pjesë e klubit kur unë u largova prej familjes sepse kjo ka qenë ëndrra ime që të bëhem pjesë e këtij klubi dhe sot me këtë medalje olimpike jam shumë krenare”, tha Laura Fazliu, medaliste e bronztë në xhudo.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Albin Kurti, shprehu mirënjohjen për të gjithë sportistët në Olimpiadë duke theksuar edhe njëherë se mbështetja e shtetit nuk do të mungojë.

“Me shumë punë edhe më me shumë disiplinë dhe gjithnjë me përkushtim ekipi ynë i xhudos arrit që ta mbajë traditën tonë si shtet për të fituar medalje olimpike në secilën olimpiadë që kemi marrë pjesë deri më tani”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Në pritjen shtetërore që u organizua për sportistët morën pjesë edhe Akil Gjakova, Donjeta Sadiku e Hana Beiqi me trajnerët e tyre. Ndërsa Nora Gjakova, sipas trajnerit Kuka, nuk mori pjesë për shkak të zhgënjimit që arriti suksesin e pritur në Paris.

Etiketa: distria krasniqiKosova

Lajme të lidhura

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Para
Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset një grua

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset një grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com