GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Hakmarrja kundër “Aleancës për Teatrin”/ Erion Veliaj kallëzon Adriana Kalanë për një tendë dielli

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakmarrja kundër “Aleancës për Teatrin”/ Erion Veliaj kallëzon Adriana Kalanë për një tendë dielli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja e “Aleancës për Teatrin” dhe aktualisht kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, është bërë pre e hakmarrjes së kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Së fundmi, për një tendë dielli portative, të vendosur në ballkonin e shtëpisë, Kalaja është gjobitur dhe kallëzuar në polici nga IMT e Veliajt.

Njoftimi i Bashkisë Tiranë 

Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.

Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.

Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja përballet me policiinë. Vetëm muajt e fundit, ajo është nën hetim mbi disa ngjarje të ndryshme për disa vepra penale nga Prokuroria e Tiranës, si “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

Kujtojmë se Aleanca për Teatrin ka depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për çështjen për Teatrin, për të cilën avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve.

“Kërkuam marrjen e masës së pezullimit për VKM dhe ligjin special. Kërkesa jonë ishte legjitime. Presim që SPAK-u të marrë hapin e duhur, duke vendosur sekuestro mbi truallin”, tha Kalaja në një deklaratë për mediat. Sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim nga SPAK-u në lidhje me një takim që Aleanca ka kërkuar për të marrë informacion të detajuar se ku ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit.

gijotina.com/

Etiketa: Adriana KalajaKryesore1

Lajme të lidhura

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialiste është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26
Para
Studimi i OBSH: 48% e foshnjave po ushqehen me gji, jemi afër objektivit global

Studimi i OBSH: 48% e foshnjave po ushqehen me gji, jemi afër objektivit global

Discussion about this post

TË FUNDIT

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialiste është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila braktisi pak kohë më parë Ramën,  thotë se Partia Socialiste është rebele dhe...

Lexo më shumë
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26
Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

11:03 - 08/10/26
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com