Duket se tensionet mes Antonelës dhe Big Mamës sa vijnë e shtohet dhe këtë e dëshmojnë debatet e tyre të ashpra brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ndërsa po flisnin për buxhetin Antonela është ankuar se askush nuk mendoi për faktin se ajo është intolerante ndaj laktozës. Kjo fjali ka mjaftuar për të nisur debatin mes tyre, ku Big Mama i tha se ajo duhej ta merrte parasysh se ku është futur në qoftë se ka probleme shëndetësore. Kjo përgjigje ka tensionuar Antonelën, e cila i kërkoi këngëtares të mos futet më në punët e saj.
Pjesë nga biseda:
Big mama: E ke gabim.
Antonela: Pse e kam gabim. Kush je ti që më thua e kam gabim.
Big Mama: Unë jam Big Mama, kam të drejtë ta them
Antonela: Dhe unë jam Antonela kam të drejtë ta them. Është hera e fundit që ti ndërhyn në fjalët e mia.
Big Mama: Siç din ti të përzihesh në punët ë të tjerëve dhe unë do përzihem në punën tënde dhe unë të tregoj vendin.
Antonela: Unë përzihem ku të dua, e ti nuk je askushi të me thuash mua…
Big Mama: Pra domethënë ti mundës unë s’mundem?
Antonela: Je ti duke mu përzi mua jo unë ty.
Big Mama: Po hec moj.
Antonela: Moj shoqe, mua më pyetën, u përgjigjën të gjithë, kur thanë Antonela, unë u përgjigja dhe mos ndërhy më kaq po të them.
Big Mama: Po do ndërhy hajde më ndalo!
Antonela: Në punët e tua nuk kam ndërhyrë kurrë.
Big Mama: Po nuk mundesh se nuk ta mban b*tha prandaj.
Antonela: Po sepse nuk më interesojnë, nuk jam interesuar ndonjëherë për ty, kurse ti që je e interesuar ndërhyn në punët e mija. Mua më jep bezdi kjo që bën kundrejt meje, nëse ty të ka dhënë bezdi kur të kam prekur unë ma thuaj.
Big Mama: Po edhe këtyre iu ke bërë bezdi, Ajolës, Monikës , Ilirit edhe të gjithëve.
Antonela: Çfarë po të duhet yy se çfarë bëj unë me të tjerët, ti bezdisesh për të tjerët? Je avokatja e shtëpisë?
Big Mama: Po jam.
Antonela: Nuk më plas pra.
Big Mama: Epo dhe unë kështu do të ta bej pra, PLAS. Ti po tregon veten sesa e ulët je.

Discussion about this post