Disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Bashkinë e Fierit që në fund të muajit korrik.
Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT
Përballë kësaj situate ka shtuar Moçi është bërë dezinsektimi i vatrave “ hot spot” dhe i vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin vendor duke theksuar se situata është nën kontroll.
Mjekja sqaroi më tej se virusi“ Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor. Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.
Prej dy javësh Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet në terren duke i kërkuar pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.
Por ç ndodh me tenderat e dezinfektimit? E njëjta drejtoreshë që del sot dhe bën njofrimet për kujdesin nga mushkonjat, dje bëte tenderat e dezinfektimit dhe dyshohet për korrupsion.
Në vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama u shpalli luftë mushkonjave dhe premtoi një proces dezinsektimi – që sipas Ramës do të kryhej për herë të parë pas 23 vitesh. Por procesi nuk shkoi fjollë.
Tenderat e zhvilluar në vitin 2019 u ankimuan dhe pas denoncimit të njërës prej kompanive pjesëmarrëse, po hetohen nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.
“Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal Nr.222 datë 12.08.2021, për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimit,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.
Mediat kanë raportuar edhe për thirrjen në prokurori të zyrtarëve të ISHP-së – institucionit që ka marrë përsipër t’i kryejë tenderat. Përplasjet për këto tendera mes një grupi të vogël operatorësh ekonomikë kanë qenë të pranishme thuajse sa herë ka pasur gara.
Dokumentet e bëra publike në faqen openprocurement.al, tregojnë se një situatë e ngjashme u përsërit edhe në vitin 2022. Nga 7 kompani që u përfshin në garë në 4 tenderat me vlerë totale prej 79.2 milion lekësh, gjashtë u ankuan për procedurat. Në të katër garat e hapura, pati të paktën dy ankues të ndryshëm. Kjo duket se solli edhe anulimin e garave.
Ndërkohë, tenderat vitit 2023 nuk arritën të bëhen para fillimit të sezonit turistik. Shuma e vënë në dispozicion për shërbimin në total ishte 120.2 milionë lekë, ndërsa gara është ndarë në 6 lote për 6 qarqet kryesore: Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Njëlloj si në tenderat e zhvilluar më herët, edhe këtë herë ka pasur ankime. Siç del nga dokumentet publike për të 6 tenderat, ka një ankim të kompanisë NRG Shpk mbi specifikimet teknike, i cili është pranuar pjesërisht nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.
Hetimi
Në qershor 2023, SPAK nisi hetimin për këto tendera. Silva Bino ishte e para dhe në pyetje janë marrë ndërkaq edhe katër zyrtarë të tjerë. Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur procedurat sa i takon një tenderi për dezinfektimin e mushkonjave. Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Por krahas kësaj të fundit, SPAK ka marrë në pyetje edhe katër zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.
Dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2-vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.
Korrupsioni me tenderat
Tenderi i dezinsektimit është i përvitshëm dhe është kthyer në aferë korrupsioni, ku paratë e marra për shërbimin nuk përdoren në “luftën kundër mushkonjave”.
Mos-zbatimi i kontratave të dezinfektimit të zonave bregdetare e mjediseve urbane është konstatuar edhe nga KLSH dhe drejtoria e Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë. .
Abuzimet financiare dhe shkeljen e procedurave ligjore të tenderit, i ka konstatuar dhe grupi i KLSH, i cili përveç anulimit të tenderit vitin e kaluar, ka kërkuar edhe largimin nga ISHP të krejt komisionit. Pas skandalit qëndronte Ogerta Manastirliu, që nuk reagonte për denoncimet. Kjo shpjegon pse ka vazhduar gjatë pazari me tenderët e dezinfektimit të bregdetit e zonave urbane të Shqipërisë. Këto tenderë i jepeshin vetëm firmës “NRG Sh.p.k” me 99% të fondit limit.
Përzierja e ish- ministres shpjegon po ashtu që nuk kontrolloheshin abuzimet e financuara me tenderët, nuk dërgohej Inspektoriati Shëndetësor të verifikonte kryerjen e dezinfektimit nga firma “NRG”.
Kujtojmë se edhe në muajin shkurt 2022, Koordinatorja e Njësisë Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, Eliarda Hita, ka raportuar abuzime të rënda me tenderët dhe lidhjet në konflikt interesi në ISHP, mbasi tre shefa të ISHP ishin të punësuar te firma private “NRG sh.p.k”, të cilës i kishin dhënë tenderin e dizinfektimit për vitet 2019-2021.
gijotina.com/
Discussion about this post