GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pensionet, hyjnë në fuqi koeficientët e rinj të indeksimit të pagave

17:32 - 08/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionet, hyjnë në fuqi koeficientët e rinj të indeksimit të pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pensionet që do të llogariten pas 1 korrikut 2024 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të rinj.

Në Fletoren Zyrtare është botuar  vendimi “Për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen e pensioneve”, me koeficientët e indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2024.

Këta koeficientë do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të pensionit që nis nga 1 Korriku 2024.

“1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit  2022,  me  indeksin  13.5%,  të  llogaritur  sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë  1.5.1993,  “Për  sigurimet  shoqërore  në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 2. Indeksi  i  përcaktuar  sipas  pikës  1,  të  këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes  së shumës  fillestare  mujore  të  pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim”, thuhet në vendim.

Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur  nëpërmjet  pagave  të  periudhës  1994–2022, referuar  kontributeve  të  derdhura  sipas  muajve  në këtë  periudhë  dhe  pagave  referuese  sipas  punëve dhe  profesioneve,  e  përcaktuar  me  vendimin  nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin  e  pagave  referuese  për  llogaritjen  e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Në vendim thuhet se pas  aplikimit  të  indeksit  të  vitit  2022,  baza  e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore  të  pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:

  1. trefishi  i  pagës  minimale  në  shkallë  vendi,  e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
  2. b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas  kritereve  të nenit  10,  të  ligjit  nr.7703,  datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet  financiare, që rrjedhin  nga  zbatimi  i këtij  vendimi,  lidhen  me  zbatimin  e  formulës  së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet  që  caktohen  me  datë  fillimi  nga  data  e hyrjes  në  fuqi  të  këtij  vendimi e në vazhdim  dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare  dhe  i  shtrin  efektet financiare  nga  data  1 korrik 2024./monitor

Etiketa: koficenti i pensionevePensionet

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Për 18 ditë leja dhe viza për punëtorët e huaj, aplikimi në e-Albania

Për 18 ditë leja dhe viza për punëtorët e huaj, aplikimi në e-Albania

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com