GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra në Itali – Detajet e krimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është shqiptari që u vra në Itali – Detajet e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka qenë një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare shkaku i përfundimit të një përleshjeje të dhunshme në tragjedi, mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia (7 Gusht), në provincën e Pesaro Urbinos.

Gjatë një debati të fortë, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje tre herë në gjoks, teksa një nga plagët për fat të keq ishte në pjesën e zemrës. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, i riu, baba i një vajze të mitur, humbi jetën për shkak të tre goditjeve fatale.

Media italiane “ADN24”, përleshja shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, që më herët ka mbajtur edhe mbiemër tjetër (Dritan Xhepexhiu), i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5000 eurosh, lidhur për punët e ndërtimit. Por situata degjeneroi shpejt, duke i lënë vendin goditjeve, grushteve, përdorimit të armëve të ftohta dhe mjeteve të forta, si me çekiç e shkopinj.

Autori ka përfituar nga një moment, duke kapur një thikë dhe sulmuar viktimën.

“Përveç Idrizit, gjatë përleshjes raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, me prognozë deri në 40 ditë”, raportuan mediat e vendit fqinj.

Fillimisht, sipas dinamikës së krimit referuar hetimeve paraprake, ka qenë një nga anëtarët e grupit të të ndjerit që ka sulmuar një grua të familjes ku po kërkohej borxhi. Dyshohet se ajo është goditur me çekiç në kokë. Më pas një person i armatosur me thikë ka goditur Idrizin tre herë në gjoks.

Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë dhe autori është identifikuar, por emri i tij nuk u bë publik. Po këto media raportuan edhe se viktima më herët ka pasur precedent penalë, i hetuar për çështje në fushën e narkotikëve, por aktualisht ishte person i lirë dhe jo në kërkim.

Referuar një komunikate zyrtare të Policisë së Shtetit në fillim të vitit të kaluar, kur u ndalua në Tiranë paraprakisht për llogari të Italisë, sepse kishte thyer masën e arrestit të dhënë nga drejtësia e vendit fqinj dhe s’duhej të largohej nga territori: “Dritan Idrizi, alias Dritan Xhepexhiu, u arrestua së bashku me Elion Bejon për trafik droge.

Idrizi së bashku me Bejon gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 mijë euro”. Por pas disa ditësh qëndrimi në paraburgim ai u lirua dhe hetimet u zhvilluan në gjendje të lirë. Idrizi më tej u rikthye në Itali, ku vijonte ndjekjen e procedurave për çështjen e hapur dhe u la po në gjendje të lirë.

Etiketa: Dritan IdriziItaliKryesore1shqiptari ne itali

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
E goditi Altin Qato, flet Gjergj Kola: Ngjarja pa arsye, nuk ofenduam njeri! Të vihet drejtësi!

E goditi Altin Qato, flet Gjergj Kola: Ngjarja pa arsye, nuk ofenduam njeri! Të vihet drejtësi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom