GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, policia konfirmon arrestimin e dy infermiereve. Akuza

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, policia konfirmon arrestimin e dy infermiereve. Akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në azilin privat të të moshuarve “Ruaje Moshën” në Tiranë, ku historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, 78 vjeç, ka goditur disa herë me bastun hekuri në kokë shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, 82 vjeç, Policia zbulon edhe detaje të reja.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar, që besohet se veproi në gjaknxehtësi pas një grindje me motive të dobëta për zënien e krevatit, grupi hetimor ndaloi edhe dy punonjëset e azilit, pasi akuzohen se fshehën të vërtetën.

Referuar po hetimeve dhe zhvillimeve të pasngjarjes, janë zbuluar edhe emrat e dy infermiereve të ndaluara nga policia; Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi. Hetimet po i ndjek më tej Prokuroria e Tiranës, teksa po verifikohen kamerat e sigurisë dhe mblidhen dëshmitë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit”, njoftoi zyrtarisht policia e kryeqytetit.

Më tej sqarohet edhe arsyeja e ndalimit.

“Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme, që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga provat e deritanishme dhe dyshimet e arsyeshme të ekspertëve, “dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë, por një agjenci funerale”. Në polici ato kanë pretenduar se “nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja aksidentalisht” dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen “Ali Demi”, teksa autori i dyshuar Zyhdi veshi është një emër i njohur në fushën e Historisë dhe Letërsisë, i nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën e kryer në arsim dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës për hulumtimet historike. Autoritetet ligjzbatuese njoftuan se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

Etiketa: AzilinfemriereKryesore1policia e TiranesTiraneVrasje

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
ISHP jep alarmin: Kujdes nga mushkonjat! Mbroni veten nga virusi i Nilit!

ISHP jep alarmin: Kujdes nga mushkonjat! Mbroni veten nga virusi i Nilit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com