GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Pogradec, Salianji: Policia s’ka interes të zbardhë ngjarjet, por faqen e qeverisë

17:47 - 14/08/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji: Rama në Athinë me hajdutët e administratës që larguan 700 mijë shqiptarë nga vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se policia nuk ka interes që të zbardhe ngjarjen, ndërsa e krahason atë më rastin e Klodian Rashës.

“Drejtues të policisë së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeverisë! Në rastin e vrasjes në Pogradec i vendosën “pistoletë në dorë” mediave njësoj si i vendosën të ndjerit Klodian Rasha, po njësoj si fajësuan çdo zë dhe garantuan që TIMS nuk kishte ndërhyrje, në po të njëjtën stil siç mbrojnë bandat që kërcënojnë votuesit! Një Kryeministër që mbron interesin publik mban përgjegjës institucionet që dështuan, KM që ka interes të mos demotivojë skuadronet e krimit pak para zgjedhjeve i turret mediave dhe opinionit! Ngjarja është ndër njollat më të turpshme që i vendoset policisë”, shkruan Salianji.

Më tej, ai ndalet te kronologjia e ngjarjes.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 ku autori Denis Meçe e ka takuar dhe më pas konfliktuar me Egli Progën rreth 20 metër nga lokali i tij, përballë një tjetër lokali në pronësi të shtetasit Voltan Sh. i arrestuar për fshehje të ngjarjes më pas. I plagosuri sipas burimeve ka qëndruar për rreth 30 minuta dërisa ka ardhur ambulanca, ndërsa autori është larguar menjëhërë nga vendngjarja. Veprimet e policisë në momentet e para kanë qënë të dyshimta, pasi burime zyrtare brënda saj për mediat kanë reaguar në momentet e para duke e konsideruar ngjarjen aksidentale dhe viktimën të dehur i cili ishte rrëzuar në rrugë. Në këto momente policia nuk e ka konsideruar këtë zonë si vendngjarje dhe largoi piketat (konat) nga vendi i ngjarjes, e gjithë situata rreth orës 19:40-19:50.

Rreth orës 19:50 konfirmohet si i vdekur Egli Proga, policia rikthehet në vendngjarje, vendos shiritat e skenës së krimit dhe vetëm pas vdekjes së 42-vjeçarit fillon sekuestrimin e pamjeve. Edhe pse i plagosuri kishte shenja të shumta dhune në kokë gjatë transportimit në spital, kjo përsëri nuk e shtyu policinë të hetonte paraprakisht për vrasjen. Lajmin që nuk kishim të bënim me një aksident por me një vrasje, së pari e kanë nxjerrë mediat rreth orës 09:00. Ndërsa vetëm në orën 10:10 të një dite më pas ngjarjes ose 16 orë më pas, policia ka reaguar për arrestimet dhe ngjarjen, vrasja nuk është raportuar as me informacion paraprak. Pas raportimit fillestar ku gjithë mediat pa përjashtim e cilësuan vrasje pas konfirmimit nga zëdhënësit lokalë të policisë, disa prej tyre raportuan që burimet paraprake ishin jozyrtare, si një mënyrë për të mbuluar ngjarjen. Edhe pse çështja u referua si vrasje me dashje, prokuroria rikualifikoi veprën në vrasje nga pakujdesia”.

Ky rast, shprehet deputeti “ritregon përdorimin ekstrem që bandat i bëjnë segmenteve të veçanta të policisë, përdorimin e saj për shkak se emërimet e drejtuesve lokalë certifikohen në pozicione vetëm nga bekimi i bandave”.

“Kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme. Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima! Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standart qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës! Pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm, A e ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale”, përfundon ai.

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Dëmtim i rëndë, mesfushori i Shqipërisë mbyll vitin

Dëmtim i rëndë, mesfushori i Shqipërisë mbyll vitin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i miri në Kroaci
Sport

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i miri në Kroaci

22:02 - 06/12/25

Sulmuesi Arbër Hoxha është kthyer në vendimtar te skuadra e Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e sotme kundër Hajduk Split, e...

Lexo më shumë
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com