GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?’ Përgjimi mes shokëve të autorit për vrasjen në Pogradec

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?’ Përgjimi mes shokëve të autorit për vrasjen në Pogradec
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

LD ka nisur verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec. ILD i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të gjitha hapat që kanë ndjekur deri më tani.

Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

TCH disponon vendimin ku gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores, për të lënë nën “arrest me burg” Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar Policia e Shtetit.

Në argumentin e saj prokurorja për të cilën Inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.

Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore  dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia,  duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale.

/TCH/

Etiketa: Kryesore1PogradecVrasje

Lajme të lidhura

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

07:32 - 16/08/26
Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!
Aktualitet

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26
Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën
Aktualitet

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

21:55 - 15/08/26
Para
Zjarr te plazhi i Gjeneralit, rrezikohen banesat

Zjarr te plazhi i Gjeneralit, rrezikohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 16 gusht 2026
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 16 gusht 2026

07:41 - 16/08/26

Dita e diel do të sjellë kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe...

Lexo më shumë
Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

07:32 - 16/08/26
Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26
Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

21:55 - 15/08/26
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

21:45 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com