GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Do ta paguani shtrenjtë”/ Berisha apel Rrumbullakut: Mos kërcëno protestuesit e Thumanës

21:26 - 15/08/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do ta paguani shtrenjtë”/ Berisha apel Rrumbullakut: Mos kërcëno protestuesit e Thumanës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të mos kërcënojë qytetarët që do të protestojnë nesër në autostradën Thumanë-Kashar.

Gjatë fjalës që ai mbajti nga ballkoni i shtëpisë para mbështetësve demokratë u shpreh se “çdo acarim do ta paguani shtrenjtë”.

Sipas Berishës banorët që u prekën nga autostrada Thumanë-Kashar janë njerëzit më të ndëshkuar ndaj protesta e tyre është e drejtë.

“Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime. I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë.

Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar. Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe tek ajo që e quajti skandali me mbetjet toksike, duke i bërë thirrje OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s që të  sjellin një komision, pasi jeta dhe siguria e një vendi është në rrezik.

“Unë duhet t’u them shqiptarëve se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Natyrisht unë duhet të jem i sinqertë, përveç lajmit nuk kam arritur të kem në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta lija pa e bërë publik.

Por groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.

Nuk them, nuk kam fakte, por ama mijëra ton lëndësh lënë me të drejtë të dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet. Çfarë janë ato? Një gjë është e sigurt që në 32 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Këtu ka furrnalta kromi, hekuri, alumini. Mbetjet e tyre ata i kanë të kodifikuara se ku i transportojnë dhe ku i eksportojnë. Kurse këto ishin një akt supermafioz, u nisën për në Trieste, u ndaluan. U kthyen për në Tajlandë, Tajlanda sapo e mori vesh, i ktheu për në Shqipëri, nuk keni punë këtu.

Çfarë janë këto helme që shëtisin nga një det në një tjetër dhe Edi Rama, Pirro Vëngu, Lubi Balluku heshtin si fija e barit. E kujt është kontrata? Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri dhe mbetjet e tyre eksportohen dhe nuk i pranon njeri se janë helme toksike?

Miq, kjo është një situatë, ky është një krim tej çdo kufiri. Ky është një dhunim i çdo ligji shqiptar, çdo ligji ndërkombëtar. Unë kam një thirrje për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me urgjencë të sjellë një komision.

Thirrje për OSBE-në, të sjellë një komision. Thirrje për NATO-n, të sjellë një hetim se në lojë, në rrezik është jeta, siguria e një vendi dhe një kombi nga një aventurier, nga një kriminel kryeministër që për pasurimin e tij është i aftë të kryejë çdo krim, është i aftë të fshehë çdo krim.

Po si ka mundësi, mediat botërore ziejnë për lugetërit me helmet e mbushura në Shqipëri, dhe një zyrtar i vetëm shqiptar nuk thotë një fjalë se nuk guxon?

Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri? Cilat janë helmet e tmerrshme që vijnë dhe groposen në tunelet e Shqipërisë? Edi Rama është një armik i egër i shëndetit dhe qenies së shqiptarëve. Për ç’motiv shkel ai çdo ligj të vendit? Shkel ligjin ndërkombëtar. Kërcënon vendin, popullin e tij. Kërcënon të tjerët me helmet që eksporton. Jemi këtu para një skandali tmerrësisht të keq, të rrezikshëm me pasoja jashtëzakonisht të paparashikuara.

Ndaj dhe thirrje ime për institucionet e mësipërme ndërkombëtare, të sjellin komision hetimor, të studiojnë mbetjet e rrezikshme në mijëra e mijëra ton që janë nisur nga Durrësi si kurrë ndonjëherë më parë.

Nuk ka njerëz më të pasigurt se shqiptarët sot me një kryeministër mafioz që është i aftë të marrë çdo vendim për pasurimin dhe pushtetin e tij”, tha ish kryeministri.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
I mori biznesmenit 10 mijë euro me shantazh, arrestohet kryekomisari i Durrësit

I mori biznesmenit 10 mijë euro me shantazh, arrestohet kryekomisari i Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com