Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë shoqërohet me përfitime të ndryshme shëndetësore. Sipas hulumtimeve të fundit, konsumimi i kafesë mund të mbrojë edhe nga sëmundjet të tilla si Alzheimer dhe Parkinson.
Sëmundja e Parkinsonit, siç dihet, është një sëmundje neurodegjenerative progresive, e cila çon në simptoma si dridhje, ngurtësi muskulore, paqëndrueshmëri posturale dhe ngadalësim të lëvizjes.
Shkaku i saktë i sëmundjes ende nuk është kuptuar plotësisht, por ajo që dihet është se Parkinson është i lidhur me humbjen e neuroneve në një zonë specifike të trurit, të quajtur substantia nigra.
Këto neurone janë përgjegjëse për prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues që ndihmon në kontrollin e lëvizjes dhe koordinimit.
Megjithatë, kafeina dhe metabolitët e saj kryesorë, paraksantina dhe teofilina, shoqërohen me një reduktim të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes me shumë gjasa sepse ndihmojnë në ruajtjen e rrjedhës së dopaminës në tru.
Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë shoqërohet, siç u përmend, me një gamë të gjerë përfitimesh, duke përfshirë shëndetin e trurit, duke reduktuar rrezikun e shfaqjes së Parkinsonit.
Sipas rezultateve më të fundit, konsumatorët e kafesë kanë një shans pothuajse 40% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit në krahasim me ata që nuk pinë kafe.
Të dhënat për fillimin e sëmundjes së Parkinsonit erdhën nga të dhënat mjekësore të pjesëmarrësve dhe u vërtetuan nga ekspertë në çrregullimet e lëvizjes.
Në përgjithësi, analiza tregoi se konsumatorët e kafesë me 2-3 filxhanë në ditë kanë një rrezik 37% më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit në krahasim me ata që nuk pinë kafe.
Në prani të konsumit të më pak se 2-3 filxhanëve kafe në ditë studiuesit gjetën një reduktim më të ulët të rrezikut të barabartë me 34% te konsumuesit e sasive 1-2 filxhanë kafe në ditë 29%.
Në përgjithësi, studimi tregoi se neurombrojtja e kafesë ndaj sëmundjes së Parkinsonit mund t’i atribuohet kafeinës dhe metabolitëve të saj, paraksantinës dhe teofilinës, duke mbështetur hipotezën e administrimit të kafeinës në subjektet me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes.
Discussion about this post