Një aksident ka ndodhur në aksin Bajzë-Koplik, ku një makinë ka përplasur një motor.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas gjerman, 21 vjeç.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 23 vjeç, pasi në aksin rrugor ‘Bajzë-Koplik’, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi gjerman M. W., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar në këmbë 21-vjeçari”, njofton policia.
Discussion about this post