GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ Ukraina shkatërron një tjetër urë strategjike në Kursk

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Ukraina shkatërron një tjetër urë strategjike në Kursk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat ajrore ukrainase kanë shkatërruar një tjetër urë strategjike mbi lumin Seym në rajonin Kursk të Rusisë, duke kufizuar kapacitetin e furnizimit të ushtrisë ruse që kundërshton avancimin ukrainas.

“Drejtimi në Kursk. Minus një urë më shumë! Aviacioni i Forcave Ajrore të Ukrainës vazhdon të privojë armikun nga aftësitë logjistike me sulme ajrore precize,” tha Mykola Oleshchuk në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Disa blogerë ushtarakë rusë, bënë të ditur se ura ishte dëmtuar rëndë. Ukraina ka të ngjarë të marrë kontrollin në ditët në vijim të një ure tjetër strategjike, mbi lumin Psyol – kyç për avancimin e mëtejshëm të forcave të Kievit ose për mbajtjen e mbrojtjes.

Zelenskiy falënderoi forcat ukrainase të përfshira në operacionin Kursk dhe në frontin lindor dhe u kërkoi aleatëve të vendit të shpejtojnë dhënien e ndihmës ushtarake të premtuar.

“Operacioni ynë në rajonin e Kurskut po i shkakton ende humbje ushtrisë ruse dhe shtetit rus, industrisë së tyre të mbrojtjes dhe ekonomisë së tyre. Tani është detyra jonë kryesore të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus. Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit në rajonin e Kurskut,” tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një fjalim.

Aktualisht Kievi ka kapur më shumë se 80 vendbanime në mbi 1,150 km katrorë në Kursk që nga fillimi i një sulmi të befasishëm përtej kufirit më 6 gusht. Ndërkaq Ministria ruse e emergjencave publikoi video që tregonin civilët e evakuuar nga rajoni i Kurskut duke mbërritur në qytete të ndryshme në të gjithë Rusinë jugore.

Sipas ministrisë, grupi i të evakuuarve u dërgua në rajonet e Saratov, Samara dhe Tambov, shumë prej tyre të moshuar. 174 qendra akomodimi të përkohshëm janë ngritur në 24 rajone ruse ku gjetën strehim mbi 10 mijë të evakuuar, përfshirë tre mijë fëmijë. Autoritetet në rajonin e Kurskut të Rusisë kanë evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga zonat kufitare me Ukrainën pasi forcat e Kievit nisën sulmin gati dy javë më parë. Zyrtarët rusë kanë thënë se rreth 200,000 njerëz janë evakuuar pas sulmit.

Ndërkaq Këshilltari i Presidentit rus për Punët e Jashtme Yuri Ushakov ka deklaruar se Moska qëndron e hapur për dialogun me Kievin dhe fillimi i negociatave me Ukrainën varet nga situata në fushën e betejës, duke përfshirë ngjarjet që po zhvillohen në rajonin e Kurskut.

Etiketa: Rusiaukraina

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Zbutën akuzën për Denis Meçen/ ILD konfirmon verifikimin për gjyqtaren dhe prokuroren

Protesta pas vrasjes së Egli Progës, ja rrugët që bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!
Aktualitet

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër propozimit për...

Lexo më shumë
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com