GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rishikimi i buxhetit, Tabaku: Qeveria po rrit me 260 milionë euro më shumë kostot për ndërtimin e tre rrugëve

16:19 - 19/08/24
në Breaking Views, Ekonomi, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rishikimi i buxhetit, Tabaku: Qeveria po rrit me 260 milionë euro më shumë kostot për ndërtimin e tre rrugëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se qeveria ka në plan të rishoh buxhetin e disa prej projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, dhe se pritet të rriten kostot me 260 mln euro më shumë se sa projeksioni i marsit 2024.

Deputetja shprehet se “rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi”.

“Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj. Për qeverinë janë rritur kostot e rrugëve por jo kostot e shërbimeve që ju merrni çdo ditë, të ilaçeve për prindërit dhe gjyshërit ato qeveria mendon se nuk janë rritur”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, Tabaku shkruan se shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën, por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj.

“Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg”, shkuan ajo.

Reagimi i plotë:

Qeveria socialiste pritet të rishohë buxhetin e disa prej projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, dmth xhepave të shqiptarëve.

Janë tre rrugë që do i rriten kostot me 260 mln euro më shumë se sa projeksioni i marsit 2024. Përveç diletantizmit, paaftësisë për manaxhim financiar normal e sigurisht dhe shkatërrim të çdo koncepti normal buxhetor, rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi.

Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj. Për qeverinë janë rritur kostot e rrugëve por jo kostot e shërbimeve që ju merrni çdo ditë, të ilaçeve për prindërit dhe gjyshërit ato qeveria mendon se nuk janë rritur.

Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj!

Shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj. Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg.

gijotina.com/

Etiketa: buxhetiJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Lufta/ Ukraina shkatërron një tjetër urë strategjike në Kursk

Lufta/ Ukraina shkatërron një tjetër urë strategjike në Kursk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com