GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fotoja e 19-vjeçarit italian që humbi jetën në aksidentin me Jet Ski në plazhin e Velipojë

20:15 - 19/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja e 19-vjeçarit italian që humbi jetën në aksidentin me Jet Ski në plazhin e Velipojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë publikuar foton e 19 vjeçarit italian që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Velipojës pas manovrave të gabuara me Je Ski duke u përplasur me një tjetër motor uji,

në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20 vjeçari Salvatore di Tella.

Të dy u dërguan në spitalin e Shkodrës pasi u lënduan nga përplasja, por ajo rezultoi fatale për 19 vjeçarin Nicola Lorio që nuk iu rezistoi plagëve të marra në kokë dhe në qafë.

Ndërkohë italiani tjetër është në hetim për vrasje nga pakujdesia, teksa do të dalë të martën para gjyqtarit për tu njohur me masën e sigurisë.

Të dy po kryenin manovra të rrezikshme në det dhe më pas dy mjetet janë përplasur, 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë. I riu mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes dhe për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar italianin tjetër, Salvadore Di Tella 20 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Ata kanë mbërritur në plazhin e Velipojës rreth orës 12:00 të 18 gushtit dhe rreth kësaj kohe kanë marrë me qira edhe dy Jet-Ski. Burime bëjnë me dije se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Dy italianët kishin lidhje me njëri tjetrin. I arrestuari mësohet se është kunati i 19-vjeçarit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe kishin disa ditë në vendin tonë. Në Velipojë ishin pushues ditor dhe nuk po qëndronin aty.

Policia ka bllokuar dy Jet-Skit me të cilat janë përplasur italianët, por ndërkohë burime bëjnë me dije se mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Në pyetje janë marrë edhe pronarët e mjeteve, ndërsa vetë 20-vjeçari Salvadore Di Tella ka deklaruar në polici se kanë qenë duke kryer manovra në det të hapur, kanë humbur kontrollet e mjeteve dhe janë përplasur.

gijotina.com/

Etiketa: aksidentJet Ski

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Ligji i ri/ Del jashtë loje Kuvendi në emërimin e ambasadorëve

Ligji i ri/ Del jashtë loje Kuvendi në emërimin e ambasadorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com