GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ligji i ri/ Del jashtë loje Kuvendi në emërimin e ambasadorëve

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i ri/ Del jashtë loje Kuvendi në emërimin e ambasadorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligji për shërbimin diplomatik 9 vite pas ndërhyrjes së fundit do ndryshojë sërish. Paketa e hedhur për konsultim publik parashikon që mandati i një ambasadori, nga 3 të zgjasë 4 vite.

Sekretari i përgjithshëm i MPJ, Armand Skapi thotë: “Praktika 4-vjeçare  ka rezultuar më efektive. Sepse nëpërmjet kohëzgjatjes  ai krijon më tepër lidhje dhe  kontakte me vendin pritës. Gjithashtu rezulton më efektiv nga ana e pikëpamjes financiare dhe menaxheriale sepse për çdo transferim diplomatik nga një vend në tjetrin ka kosto financiare”.

Diplomati në krye të mbarimit të mandatit ka ta drejte ta rinovoje atë, por në një shtet tjetër.

“Ky rinovim mandati ndodh vetëm një herë për një vend tjetër jo për atë vend ku ka qenë,  ose kthim në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ose në institucionet e tjera ku diplomati ka punuar më parë”, shton Skapi.

Ai shpjegon për Top Channel se roli i Kuvendit nuk përjashtohet nga procesi i emërimit të ambasadorëve në misionet diplomatike, pasi nuk shmanget detyrimi i tij për të raportuar në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ministria propozon gjithashtu që të ndryshojë procedurat e emërimit për krerët e misioneve diplomatike, duke anashkaluar rolin e deritanishëm të Kuvendit. Historikisht, kandidatët për ambasadorë paraqiten në Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlament për seancë dëgjimore përpara dekretimit nga Presidenti i Republikës, por me projektligjin e ri, kjo seancë shtyhet për t’u zhvilluar pas dekretimit.

“Është parashikuar që roli i Kuvendit të jetë pas dekretimit dhe para marrjes se agrimentit të ambasadorit nga vendi pritës. Pra nëse Kuvendi apo Komisioni për Politikën e Jashtme do kishte konsiderata negative për kandidatin në fjalë do ndikonte në procesin e dhënies apo mosdhënies së agrimentit nga vendi pritës”, përfundon Skapi.

Pavarësisht se Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme nuk ka kompetencë për të vendosur nëse kandidati i propozuar nga qeveria duhet të vijojë procedurën apo jo, gjithsesi seanca dëgjimore në komision ishte një barrierë për të ndihmuar një proces të drejtë bazuar në kritere profesionale, sidomos kur këto dëgjesa bëhen publike,

Pas fazës së konsultimit publik drafti  pritet te miratohet ne Qeveri për ti kaluar me pas për diskutim Parlamentit.

Etiketa: AmbasadorKryesore1Kuvendi

Lajme të lidhura

I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve
Aktualitet

I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

10:15 - 19/08/26
Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë! Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro
Botë

Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë! Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro

10:04 - 19/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Video/ Daku i papërmbajtshëm, shënon tjetër gol në Rusi

Video/ Daku i papërmbajtshëm, shënon tjetër gol në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze

10:26 - 19/08/26

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e...

Lexo më shumë
I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

10:15 - 19/08/26
Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë! Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro

Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë! Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro

10:04 - 19/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Ngushtohet popullsia e Kosovës, 3 mijë fëmijë më pak se…

Lindjet bien në Tiranë dhe rriten në qarqe, të rinjtë po largohen nga kryeqyteti i shtrenjtë

09:25 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com