GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, kush janë dy autorët në kërkim – FOTO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, arrestohen 2 persona (Emrat)

Vëllezër Frroku, pronarët e hoteli ‘Holiday’ në Velipojë, autorë të vrasjes së dysfishtë’

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në foto janë dy autorëvet e dyshuar e ngjarjes së ndodhur në Velipojë ditën e djeshme ku mbetën të vrarë dy persona,

Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në plazhin e Velipojës akuzohen se vranë Ersild Ishmin, 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç. (Hoxha rezulton burri i motrës së Ersildit) rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 19 gushtit 2024.

Ndërkohë sot policia arrestoi dy punonjës të hotelit pasi dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve Hoxha dhe Ishmi.

Në pranga kanë rënë Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër dhe Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Ky i fundit punonte si kamarier në hotel dhe gjatë konfliktit të mbrëmshëm ka mbetur i plagosur.  Zagrab, rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë.

“Këta 2 shtetas, Marjo Pali dhe Zyber Zagrab, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve Edmir Frroku, Gëzim Frroku, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Shtetasi Zyber Zagrad, rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri”, informoi sot policia e Shkodrës.

Sipas hetimeve: Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt të ndodhur më 28 qershor 2024  në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku. Njëri prej kamarierëve të këtij hoteli pati një konflikt të çastit me kuzhinierin. Në ndihmë kamarierit i shkoi Ersild Ishmi duke e kanosur me armë zjarri kuzhinierin. Më tej ai u largua nga vendngjarja duke hedhur tej dhe pistoletën. Ishmi u arrestua më 14 korrik, dhe gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit. Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës. Ersild Ishmi është goditur nga 3 plumba në gjoks e bark, ndërsa Hoxha është goditur nga 2 plumba po në gjoks e në bark.

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024

Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit).

I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin “Holiday” në plazhin e Velipojës, banues në Dibër.

Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë.

Të arrestuar: Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit.

Etiketa: VelipojeVrasje

Lajme të lidhura

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Para
Sekuestrohen bizhuteri të shtrenjta në Portin e Durrësit, e pësojnë dy drejtuesit e autobusit

Sekuestrohen bizhuteri të shtrenjta në Portin e Durrësit, e pësojnë dy drejtuesit e autobusit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com