Një krahasim me vendet e Rajonit e nxjerr Shqipërinë si vendin me pagat mesatare më të ulëta në Rajon nga njëra anë dhe me çmimet më të kripura në artikujt ushqimorë bazë.
Një prezantim të kostove e bëri Petraq Milo, sekretar për çështjet ekonomike dhe financave në Partinë e Lirisë, i cili theksoi se “Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave krahasuar me vendet e rajonit”.
Pagat
Sipas përllogaritjeve, Milo konkludoi se:
- Paga mesatare në muaj në Shqipëri është 1.4 herë më e ulët se në Maqedoninë e Veriut, 1.5 herë më e ulët se në Bosnjë-Hercogovinë dhe në Malin e Zi dhe 1.7 herë më e ulët se në Serbi.
- Paga mesatare bruto në muaj në Shqipëri është 709 Euro në vitin 2024.
- Paga mesatare bruto në muaj në Maqedoninë e Veriut është 986 Euro.
- Paga mesatare bruto në muaj në Bosnje – Hercogovinë është 1050 Euro.
- Paga mesatare në Malin e Zi është 1024 Euro .
- Paga mesatare në Serbi është 1183 Euro.
“Duket qartë, shtoi ai, se paga në Shqipëri është shumë më e ulët se pagat e vendeve të rajonit”.
Çmimet
Ndërkohë, tha më tej Milo, “niveli i çmimeve në Shqipëri është më i larti në rajon dhe në artikuj ushqimorë bazë, dhe sigurisht më i lartë se vetë mesatarja europiane”.
Shqipëria, deklaroi, “renditet në vendet e para krahasuar me vendet e rajonit”.
Sipas përllogaritjeve:
- Në vitin 2023, Shqipëria kishte nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve sa 91% e mesatares së vendeve europiane.
- Bosnja kishte nivelin e çmimeve sa 85% e mesatares së vendeve europiane, Mali i Zi sa 87% e mesatares europiane, dhe Maqedonia e Veriut 68 % e mesatares europiane, që është vendin që ka nivelin më të ulët të çmimeve.
- Në grupin e vetëm të ushqimeve në vitin 2023, përsëri Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve. Niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri është sa 89.8% e mesatares së vendeve europiane.
- Bosnja ka nivelin 83.9% të mesatares së BE-së, Mali i Zi sa 85.5% e mesatares, dhe Maqedonia e Veriut 68.5% e mesatares
- Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimeve, veçanërisht për vajin, bukën, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit dhe vezët.
- Shqipëria ka nivelin e 83.1% të mesatares europiane për bukën. Ndërkohë Maqedonia e Veriut e ka 68.5% të mesatares europiane.
- Shqipëria ka nivelin e 81.0% të mesatares europiane për mishin. Ndërkohë Bosnja – Hercogovina e ka 73.6% të mesatares, Maqedonia e Veriut e ka 68.3%, dhe Mali i Zi e ka 69.6% të mesatares europiane.
- Për çmimin e vajit, të produkteve të bulmetit dhe të vezëve Shqipëria ka nivelin më të lartë jo vetëm të rajonit, por edhe më të lartë se mesatarja e vendeve europiane.
- Niveli i çmimit të vajit në Shqipëri në vitin 2023 ishte sa 108.4% e mesatares europiane. Në Bosnje Hercogovinë ishte 87.9%, në Serbi ishte 105.9%, në Malin e Zi ishte 90.4% dhe në Maqedoninë e Veriut ishte 67.00% të mesatares europiane.
- Niveli i çmimeve të bulmetit dhe vezëve në vitin 2023 në Shqipëri është sa 120.0% e mesatares europiane.
- Ndërsa në Bosnje Hercogovinë është 91.8%, në Maqedoninë e Veriut ishte 0% të mesatares europiane, në Malin e Zi është 101.0%, në Serbi ishte 112.1% të mesatares europiane.
- Në vitin 2023 çmimet e bulmetit në Shqipëri janë rreth 21% më të larta se mesatarja e vendeve europiane. Ndërsa çmimi i vajit është mbi 8.0% më i lartë se mesatarja e vendeve europiane.
Discussion about this post