Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë paradites në gjysmën lindore të vendit ndërsa kthjellimet mbeten në zonat bregdetare. Sipas MeteoAlb pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin tonë por nuk do të ketë reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h Lindor -verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Ngrica por mot i kthjellët mbizotëron motin në republikën e kosovës gjatë paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore.
Maqedonia e Veriut
Vijon ndikimi i masave ajrore polare mbi republikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura relativisht të ulëta. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë pasdites dhe natës edhe pse herë pas here do ketë kalime vranësirash.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në qëndër të kontinetit do të diktojë në këtë rajon rrebeshe shiu, stuhi ere e dëbore. Po ashtu edhe Britania e madhe paraqitet me reshje shiu mesatare dhe intensive. Ndërsa kthjellime do të mbizotërojnë në dy skajet veri dhe jug i kontinentit.
Discussion about this post