GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti me Jet-Ski në Velipojë/ E dashura e italianit: Vëllai im i pafajshëm, s’kishim pirë as alkool dhe as drogë

22:04 - 20/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti me Jet-Ski në Velipojë/ E dashura e italianit: Vëllai im i pafajshëm, s’kishim pirë as alkool dhe as drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia e 18 Gushtit (të dielën) në plazhin e Velipojës ka lënë pas jo vetëm dhimbje dhe lotë, por edhe polemika deri në interpretime dhe përplasje mes palëve.

Nicola Iorio vdiq në një aksident me Jet Ski, i goditur nga vëllai i të dashurës së tij Giusy Di Tella.

Kjo e fundit, e prekur dyfish nga ky fatalitet, pasi humbi njeriun e zemrës dhe tashmë i vëllai po përballet me paraburgimin dhe akuzën e aksidentit tragjik, ka reaguar për mediat italiane.

“Vëllai im është i pafajshëm, Shqipëria do fajtor me çdo kusht”, shprehet ajo ndër të tjera, sipas raportimit të medias italiane “Leggo”.

20-vjeçarja, njëkohësisht motra e Salvatore Di Tella dhe e dashura e Nicola Iorio, 19 vjeç, i cili vdiq në Shqipëri nga një përplasja në zonën bregdetare pranë Shkodrës, shton se e ka pushtuar dhimbja për atë që ndodhi, duke mohuar edhe dyshime se të rinjtë mund të ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

“Autoritetet shqiptare kanë lëshuar trupin e të dashurit tim, po përgatitemi të kthehemi në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur. Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë: unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër”, shprehet ajo e indinjuar nga raportimet e ndryshme, që i kanë vendosur në shënjestër të rinjtë, si faktor nxitës të aksidentit.

Ajo shpjegon se në Shqipëri kishin ardhur për disa ditë pushimi dhe se shkonin shumë mirë mes tyre. Ajo që ndodhi për Giusy-n ishte thjesht një tragjedi fatkeqe, teksa i vëllai ndodhet në qeli për “vrasje nga pakujdesia” dhe po i nënshtrohet hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës.

Giusy rrëfen edhe dinamikën fatkeqe, teksa shpjegon se ajo ishte së bashku me Nicola-n në Jet Ski dhe mbron vëllanë e saj Salvatore, duke thënë se nuk kishte asnjë faj, duke akuzuar policinë se kanë dhënë një version plotësisht të gabuar

“Dy mjetet ishin larg njëra-tjetrës dhe ne nuk ishim aq larg bregut, ndryshe siç raportohet. Unë po xhiroja një video me celularin tim, kur Nicola më tha ta fikja. Në atë moment, pati një përplasje në anën e djathtë të jet ski-së tonë. Vëllai im u hodh menjëherë në det për ta shpëtuar Nicolan dhe e nxori trupin e tij në breg, që më pas u transportua drejt spitalit, aty ku nuk arriti të mbijetonte. Por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik. Madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë. Por këtu, në Shqipëri, ata domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor: kjo është arsyeja pse ne kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane”, deklaron 20-vjeçarja.

Të rinjtë ndodheshin në Shqipëri pasi ishin ftuar në një dasmë dhe kishin vendosur të kalonin disa ditë pushimi në plazhin e Velipojës.

gijotina.com/

Etiketa: aksidentJet SkiKryesore1

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë
Breaking Views

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës
Breaking Views

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Para
‘Jemi zemërthyer’, Ersild Ishmi që u vra në Velipojë i njohuri i këngëtares: Le pas dy fëmijë pa baba

'Jemi zemërthyer', Ersild Ishmi që u vra në Velipojë i njohuri i këngëtares: Le pas dy fëmijë pa baba

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com