GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Ekonomia shqiptare në krizë, korrupsioni mbetet shkaktari kryesor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti: Ekonomia shqiptare në krizë, korrupsioni mbetet shkaktari kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, gjatë një konference për mediat, teksa iu referua shifrave zyrtare të INSTAT, tha se 7-mujori i këtij viti shënon një rekord të ri të mbrapshtë keq-qeverisje.

Teliti u shpreh se eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.

“Deficiti tregtar u rrit me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë.Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte”, tha Teliti.

Ai shtoi se shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht jo ligjor që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lënë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj, janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas.

“Ekonomia në krizë prek këdo, pa dallime politike. Drejtojeni gishtin dhe vendosni para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë krizë, te fajtorët e kësaj krize sa ekonomike po aq edhe sociale. Modeli ekonomik rilindas i fuqizimit dhe pasurimit vetëm të një grushti njerëzish, ndërkohë që ekonomia dobësohet dhe shqiptarët varfërohen, duhet të marrë fund një orë e më parë.

Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë tonë.

Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike, me ardhjen në drejtim të punëve, qeverisja e vogël, por eficente, e cila vendos në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, me taksat më të ulta në rajon, me paketa mbështetëse direkte aty ku nevojitet dhe kur nevojitet, me një kuadër të rishikuar për tu rikthyer lider në thithjen e investimeve të huaja direkte, me masa konkrete për rikthimin e shqiptarëve ne vend, etj, do jenë instrumentat që do ringrejnë ekonominë tonë duke e futur atë në shinat e zhvillimit, rritjen e produktivitetit dhe pagave, hapjes së vendeve të punës, rritjen e mirëqenies”, tha Teliti.

Etiketa: ekonomikoprrpsionTeliti

Lajme të lidhura

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave
Aktualitet

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës
Aktualitet

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Para
Java e dytë e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën, spikat Vllaznia-Tirana

Java e dytë e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën, spikat Vllaznia-Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave
Aktualitet

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur raporti mbi reformën territoriale. Zhupa deklaron...

Lexo më shumë
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26
Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

11:50 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com