Erisa Brahimaj i dhuron një medalje të artë Shqipërisë
Sportistja shqiptare Erisa Brahimaj, ka fituar medalje e Artë në Xhudo, në “European Cup” për të rinj të mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Xhudistja që stërvitet nga trajneri Shkurt Çullhaj, garoi në peshën deri në 57kg dhe arriti që të fitonte 4 ndeshje me kundërshtarë shumë të fortë.
Sportistja tjetër kuqezi, Kasandra Kovaçi u rendit e pesta në kategorinë 63kg.
Discussion about this post