GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qeveria: Do lejojmë importin e mbetjeve, Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria: Do lejojmë importin e mbetjeve, Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të lejojë importin e mbetjeve jo të rrezikshme. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit, për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, në nenin 73 thuhet se do të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, dhe lista e mbetjeve të lejuara për t’u futur në territorin shqiptar do propozohet nga ministria.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni”, thuhet në pikat 3 dhe 4 të këtij neni.

Ndërsa në ligjin aktual është i lejuar vetëm importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte. Lejimin e importit të mbetjeve.

Në një përgjigje zyrtare për Report TV ministria ka sqaruar se mbetjet që do të lejohet të vijnë në vend janë pjesë e listës së Gjelbër, e që janë pjesë e legjislacionit të BE për fushën e mbetjeve.

Kategoritë e mbetjeve që janë pjesë Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të rrezikshme, janë mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Lejimi i importit ka qenë kërkesë e industrisë prodhuese, pasi bëhet i mundur zëvendësimi i lëndëve që përdorin aktualisht si koksi i naftës dhe zhavorret bituminoze, me lëndë djegëse të përbëra nga mbetjet që në vend do të vijnë si produkt i kompostuar.

Përdorimi i këtyre produkteve alternative, bazuar në analizat ndërkombëtare është me kosto më të ulët, dhe ndot më pak sesa koksi i naftës, zhavorret bituminoze apo qymyri.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku aso kohe deputeti i PS-së, Eduard Shalësi,  pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’, por që nuk u miratua. Importi i mbetjeve ka qenë i lejuar deri në vitin 2013, por që u ndalua menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve. /Report TV/

 

Etiketa: importi i mbetjeveKryesore1

Lajme të lidhura

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)
Aktualitet

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

08:16 - 13/10/26
BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi
Aktualitet

BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

08:13 - 13/10/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat! Tre adoleshentë përplasen me motorë elektrikë, dy në gjendje të rëndë

08:07 - 13/10/26
Para
Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 13 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 13/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)

08:16 - 13/10/26
BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

BKH ushtron kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, aty ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi

08:13 - 13/10/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Aksident i rëndë në Berat! Tre adoleshentë përplasen me motorë elektrikë, dy në gjendje të rëndë

08:07 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com