GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas denoncimeve, anulohet pazari 600 MLN lekë i Ardit Demirit për aplikacionin e Postës

12:30 - 22/08/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas denoncimeve, anulohet pazari 600 MLN lekë i Ardit Demirit për aplikacionin e Postës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik urdhëron drejtorin e Postës Shqiptare, Ardit Demiri, të heqë “kriteret” që shkelin barazinë në tenderin 600 milionë lekë për mirëmbajtjen e aplikacionit ETERNA.

Në vendimin e marrë në më 9 korrik 2024, komisioni pranoi  ankesën e paraqitur nga kompanitë “ikubINFO” SHPK, “Smart ICT Services” SHPK, “MC Networking” SHPK për procedurën e prokurimit  “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, të shpallur më 5 maj 2024, me objekt: “Mirëmbajtje të sistemeve Eterna dhe komponentëve të saj për 2 (dy) vite”, me fond limit 50,000,000.00 lekë pa TVSH. Kontrata parashikohet të arrijë deri në 600 milionë lekë duke përfshirë TVSH.

Tenderi i Posta Shqiptare ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datë 1 korrik 2024, por ishte pezulluar nga denoncimi i të gjithë pjesëmarrësve, përveç “Helius Systems”, e cila favorizohet nga kriteret e hartuara nga stafi i Ardit Demirit. Kompania me pronar Alkid Demin përfundoi afatin e kontratës së mëparshme të mirëmbajtjes dhe pretendon që ta marrë sërish këtë shërbim, sepse disponon kodin e aplikacionit, të cilin duhet t’ia kishte dorëzuar Postës Shqiptare qysh para 10 vjetësh.

Megjithatë, vendimi i KPP urdhëron që “Autoriteti kontraktor të kryejë modifikimet përkatëse në dokumentet e tenderit”

Ç’ndodhi me tenderin?

Ardit Demiri i vendosur që t’ia japë fondin mirëmbajtjes kompanisë “Helius Systems” ka refuzuar të pranojë çdo ankesë. Konkretisht, sipas dokumentit të datës 18.06.2024 me lëndë “Shqyrtim ankese”, drejtuar operatorit ekonomik “ikubinfo” SHPK për dijeni Komisionit të Prokurimit Publik, Posta Shqiptare rezulton se ka refuzuar ankesën. Demiri ka bërë të njëjtën gjë, edhe me kompanitë e tjera që kanë denoncuar në KPP.

Sipas denoncimit, “sqarimi i dhënë nga Posta Shqiptare tregon se kodi në burim nuk është pronësi e autoritetit kontraktor dhe rrjedhimisht nuk disponohet prej tyre. Në këtë mënyrë një operator ekonomik i cili mund të rezultojë fitues në këtë procedurë nuk mund të zbatojë kontratën nëse nuk disponon kodin në burim të Sistemit ETERNA…Përsa më lart kërkojmë nga ana juaj modifikimin e dokumenteve të tenderit duke bërë ndryshime në kriteret e veçanta të kualifikimit, duke hequr sqarimin e bërë nga autoriteti kontraktior konkretisht “Sistemin qendror Eterna i Postës Shqiptare, është markë e regjistruar, të drejtën e pronësisë intelektuale dhe kodin në burim të sistemit Eterna “Posta Shqiptare SH.A nuk e disponon”. Kjo do të lejonte pjesëmarrjen kompanive të interesuar duke nxitur në këtë konkurrencë të drejtë ndërmjet operatorëve”.

“Autoriteti kontraktor të marrë përsipër dhënien e kodit në burim të operatorit ekonomik i interesuar, i cili do të shpallet fitues, duke bërë në këtë mënyrë sigurimin e kushteve minimale për zbatimin e kontratës”, theksohet në kërkesën e kompanive.

Sipas ligjit “Për prokurimin publik”, duhet zbatuar parimi i transparencës, barazisë dhe mosdiskriminimit. Këto janë garancitë kyçe ndaj ofertuesve që ofron kuadri ligjor në fuqi. Ligji ndër të tjera urdhëron, që operatorët ekonomikë duhet të jenë në një pozicion barazie, si kur përgatisin ofertat e tyre, ashtu dhe kur të vlerësohen ato.

Referuar procesverbalit “Për specifikimet teknike dhe kritereve për kualifikim, autoriteti kontraktor ka bërë shënimin SQARIM: Sistemin qendror ETERNA i Postës Shqiptare, është MARKË e regjistruar, të drejtën e pronësisë intelektuale dhe Kodin në Burim të Sistemit ETERNA “Posta Shqiptare” sh.a. nuk e disponon”. Por në vendimin  e vet KPP gjykon, se kushti që “operatori ekonomik duhet të zotërojë të drejtën e autorit ose i autorizuar prej tij për kodin në burim kufizon konkurrencën”.

Edhe KLSH e urdhëron Demirin të marrë në dorëzim kodin nga kompania “Helius Systems”

Deri më sot Posta Shqiptare ka harxhuar 1.8 miliardë lekë për blerjen e sistemit ETERNA. Ndërkohë janë paguar 10 kontrata të njëpasnjëshme mirëmbajtjeje, të gjitha me kompaninë “Helius Systems”, me vlerë totale 1.6 miliardë lekë. Pra, vini re se si kirëmbajtja ka arritur vlerën e blerjes së sistemit. Ky është çmimi i korrupsionit që zhduk konkurrencën.

Më 14 maj 2014, në bazë të vendimit të qeverisë, është lëshuar urdhri i ministres së Inovacionit që përcaktonte se “Pronësia e Kodeve Burimore, analiza e projektimit, burimet dhe programet e ekzekutueshme të të gjitha sistemeve të aplikimit do t’i kalojnë institucionit pa asnjë kosto shtesë”.

Posta Shqiptare nuk e ka zbatuar urdhrin. Në vitin 2022, para se të largohej nga posti, drejtori Ervin Bushati dërgoi një shkresë tek kompania “Helius Systems” ku kërkohej dorëzimi brenda 10 ditëve i këtij kodi. Por me largimin e Bushatit vjen Ardit Demiri, i cili me sa duket ja vendosur të përfitojë nga kjo situatë e mjegullt. KLSH në rekomandimet dërguar Postës Shqiptare këmbëngul që në mbarin të kontratës 4 vjeçare me “Helius Systems” në 1 korrik 2024, të merren në dorëzim  kodet. Ardit Demiri jo vetëm që nuk i ka marrë kodet nga “Helius Systems”, por shpalli tenderin e ri me klauzolën që favorizon pronarin e kësaj firme, Alkid Demin.

Së fundmi mësojmë se Ardit Demiri i ka kthyer përgjigje KPP se do ta zbatojë vendimin, por deri në këtë moment (22 gusht 2024) nuk e ka shpallur tenderin me ndryshimin e kriterit përjashtues. Në sistemin e APP qëndron akoma Procesverbali i argumentimit të kritereve me shënimin: Posta Shqiptare nuk i disponon kodin në burim.

Plani B i Demirit mund të jetë që, ndërsa hap sërish tenderin që pritet të zgjatet pa fund, mirëmbajtja të vazhdojë me shtesë kontrate me Alkid Demin. Shpresojmë që Demiri me veprimet dhe mosveprimet e tij të mos legalizojë “pronarin” që i paska dalë sistemit të Postës Shqiptare dhe kërkon 600 milionë lekë plus.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Ardit DemiriPosta Shqiptare

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Vdiqën 6 multimilionerë! Prokuroria italiane nis hetimet për mbytjen e superjahtit

Vdiqën 6 multimilionerë! Prokuroria italiane nis hetimet për mbytjen e superjahtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com